Horoskopi, 07 tetor 2015

anazapta

Dashi

Rritet ndikimi i Afërditës në shenjë dhe një periudhe mjaft intensive në punë është momenti më i favorshëm për t’u marrë me sektorin e zemrës. Mbrëmja interesante me partnerin.

Demi

Treshja-Afërditë-Mars dhe Jupiter sot premton për një periudhë mjaft pozitive e ajo që ka më shumë rëndësi është se ka një rreze të gjerë veprimi. Kujdes nga joshjet apo premtimet e rreme.

 

Binjakët

Edhe për ju Hëna sot është më e “bukur” se kurrë, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë. Kthjelltësinë në ide dhe qetësinë shpirtërore.

Gaforrja

Sot “përplasja” e Merkurit dhe Marsit nga njëra anë dhe Afërditës dhe Jupiterit nga ana tjetër do të reflektohet edhe tek ju, prandaj ka të ngjarë të jeni në gjendje konfuzionale.

 

Luani

Edhe ju do të jeni në shenjën e hënës, por kujdes, sepse raportet ndërpersonale mund të rrezikohen nga qëndrimi i ngurtë i juaji në momente kyçe. Probleme të vogla shëndeti.

 

Virgjëresha

Janë një seri yjesh që ju favorizojnë, por mbi të gjitha sot do të keni mbështetjen e marsit, që ju bën më aktivë. Por ama duhet të dini se kush nuk guxon nuk mund të fitojë.

 

Peshorja

Për të lindurit e kësaj shenje do të jenë Merkuri, Marsi dhe Jupiteri ata që do t’ju tregojnë rrugën që duhet të ndiqni drejt suksesit. Për dashurinë do të mendojë Afërdita.

 

Akrepi

Përgjithësisht dita e sotme pritet të jetë e mirë, për shkak të një kuadri yjor në pjesën më të madhe pozitiv. Një propozim në lidhje me punën do t’ju bëjë të mendoheni e të mos vendosni dot.

 

Shigjetari

Vazhdoni të mbani ritmin e këtyre ditëve, pasi gradualisht edhe yjet do të kthehen në anën tuaj dhe do t’ju mbështesin. Është më mirë që të mos ndërhyni në një çështje jo shumë të qartë.

 

Bricjapi

Tensionet që sjellin Marsi dhe Merkuri në shenjë duket se do t’i frenojë Afërdita në një pozicion shumë të favorshëm së bashku me Jupiterin. Por jo pasionet e dashurisë që ju ndezin.

Ujori

Nuk mjafton vetëm pozicioni i favorshëm i shumë yjeve që ju mbështesin për të arritur suksesin e dëshiruar, por duhet të shkundeni e të ndërmerrni iniciativën ju vetë. Mbrëmje nën shenjën e dashurisë.

 

Peshqit

Duke pasur aletë të tillë si Marsi dhe Jupiteri në qiell do të keni shumë më tepër mundësi që t’ia dilni mbanë në shumë drejtime. Kujdes! Në raportet me partneri duhet të tregoni më shumë tolerancë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *