Jemeni drejt paqes, rebelët pranojnë rezolutën e OKB-së

Saimir Lleshi

Duket se konflikti midis sunive dhe shiitve në Jemen po shkon drejt fundit. Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani kanë njoftuar se pranojnë rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Ata i kanë dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Mun, përmes së cilës i bëjnë me dije se zotohen t’i përmbahen planit të planit të paqes prej 7 pikash.

Plani është ndërmjetësuar nga OKB-ja në Oman. Në letrën drejtuar Ban ki Moon, ata angazhohen për armëpushim, largim të militantëve të armatosur dhe kthimin e qeverisë në kryeqytetin Sana.

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi ka kërkuar largimin e tyre nga territoret e okupuara një vit më parë. Konflikti në Jemen ka shkaktuar rreth 5 mijë viktima, përfshirë 2500 civilë. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *