Po pistoletën pse e mban serbe? – e pyesin Ballistin. Shkëlqimi dhe rënia e heroit të dronit në rrjetet sociale

redaktor

Po pistoletën pse e mban serbe, ironizojnë disa media me heroin e dronit, Ballist Morinën, i cili u kap me dy armë pa leje, një prej tyre, një Zastava që e mbante në brez.

Deri kur doli në intervistën e famshme, Ballist Morina ishte një personazh që emociononte shumë njerëz.

Më pas, në rrjetet sociale nisi të kishte kritika.

Disa vlerësonin djaloshin e dashuruar pas punës dhe pas vinçit të tij.

Ai kishte një ëndërr: Të kishte një vinç dhe të vazhdonte jetën e thjeshtë me fëmijët e tij.

Madje për këtë u lutej njerëzve që të dhuronin para për të.

Pati nga ata në rrjet që e kritikuan se përse duhej të jepnin para për Morinën.

Megjithatë djaloshi i thjeshtë, historia e të cilit sërish linte shumë hapësira për komentime online, nuk ishte dhe aq i thjeshtë-raporton Mapo.

Fama dhe entuziazmi e kishte marrë përpara derisa një natë duke u gdhirë e mërkura, një ditë përpara ndeshjes së kthimit me Serbinë, u arrestua në një makinë jo dhe aq të thjeshtë, me tre tipa të tjerë, me dy pistoletë e me disa bileta të falsifikuara.

Heroi i dronit mund të mbrohet duke thënë se “shkijet” ia rrezikojnë jetën, ndaj i duhet pistoleta, por sërish do e ketë shumë të vështirë të bindë njerëzit se ai është heroi normal, që bëri diçka të jashtëzakonshme.

Kjo gjë e jashtëzakonshme do mbetet, por ajo është aq e madhe, sa gjithë përpjekjet e Ballistit për të ecur vazhdimisht krah për krah me veprën e tij janë të pamundura.

Më mirë ai djali që dashuron vinçin!

255-644x395337

 

 

Share This Article
28 Comments
    • Po, po, hero kombëtar i Serbisë.
      Si e beson ti mor naiv që ky copë vinçieri paska qenë i vetmi i cili mundi t’u shpëtonte kontrollit të serbëve dhe ta ngrinte dronin duke ndenjur as 500 m larg një stadiumi, pranë të cilit ishte përqendruar e gjithë policia e Serbisë, dhe nuk e pa askush?! Ky rrezik as dronin nuk e ka ngritur vetë, por ka marrë përsipër diçka që e ka bërë drejtpërdrejt shërbimi sekret serb. Asgjë nuk më ka bindur asnjëherë në ato përralla që tregonte, veçanërisht nëse do t’i gërshetonim gënjeshtrat e tija me faktin që policia serbe shkoi të kontrollonte në tribunë ku rrinte Olsi Rama. Të mendonin kaq cekët, i bie që serbët o ishin budallenj për spital, ose po luanin një lojë e cila në fakt që në gjenezë kishte elementë jobindës. Si mund ta ngrinte Olsi dronin faqe 40 mijë serbëve dhe të mos shihej? Po serbët nuk mund ta arsyetonin këtë pamundësi?
      Tani që e kapët shtrëngojeni mirë, që të tregojë me detaje të gjithë bashkëpunimin se shërbimin sekret serb.

    • O idiot me emrin Lati.Po cmut heroi eshte Ballisti more plehre. Ti dhe ai jeni njesoj plehrat e shoqerise qe na vjen turp te themi kemi mes nesh . Pa ju necdo ishim Zvicer tani o ndyresira

    • O Lato mos u be leshko,dronin nuk e ngriti ky palla pabuksi islamist.. me land rower por e ngriten vete serbet per te na treguar para botes se ne shqiptaret jemi njerez te eger dhe ia arriten qellimit,shiko gurin qe i hodhen autobuzit qe vinte nga rinasi si serbet ashtu dhe ne turqit shqipfoles jemi njelloj ballkan-hesap,ne vend te truve kemi dinamit po te jap dhe rezultatin e neserm ndeshja del 2 me 1 per ata

  • Kam frike se banda e Saliut,mund te provokoje shtetin nepermjet tifozllekut “patriotik te plisave`´prej Kosovet.

  • Shpalleni me njehere HERO. Eshte Heroi qe i dha 3 Pike ekipit, qe i terboi serbet dhe ngriti krenarine e KOMBIT NE MAJAT ME TE LARTA. PRANDAJ URIME O TRIM.

    • Prandaj ka ecur perpara shqiperia, nga qellimet marramendese prej kalamaku qe I marin heronjt persiper.

      Po ti bythac po flet ne emer antipopullit ketu.

      Shtrydhjani topet mire ballistit qe te nxjere koken e vertete. Dhe nese eshte ai qe hiqet le ta mesoje ai dhe gjith ata si ai se serioziteti i nje kombi nuk tregohet me ane te lojerave me dron te pellitura neper stadiume por me pune dhe me maturi prej burri qe mer parasysh pasojat e veprimeve te tij.

  • Ky moter q..ir eshte tipik spiun i klaneve serbe qe ben ngritjen e dronit.Si mund te na i hedhi ky cop idioti qe dhe shqipen nuk e flet mir.tu shpetoj policis serbe ne ate kohe dhe tia mbathi pa u lagur ku kyfiri me i sfert i Beogradin per te dal ne nje shtet tjeter duhet kohe dhe nje njohje e mire e pikave te kalimit.Ky spiun i serbis na paska prur dhe syzet e Vucicit nga bosnja per te organizuar prap nje skandal ndershteteror kur luhet nje ndeshje e zakonshme futbolli.Besoj se institucionet kompetente ta saarojne nje here e mire rolon e ketij legeni qe kushedi ne c hsle te europes eshte pregatitur.Na mbaka dhe arme po na mbush mendien ky byth…qim se kane te veshtire serbet me e vra por nuk kam pa ne histori qe serbi vret qenin e vet.Ropt ku ti kesh o legen kuksi.

  • Kjo eshte arsyeja qe vucic nuk ka vendosur te shohe ndeshjen dicka ka nuhatur.sidoqofte ballisti eshte ne duar te sigurta dhe mund te tregoje planin qe ka pasur.

    • ne shumice, herojte tone kombetar, Shqipes i kane prishur pune sepse nuk kemi lene hajdut, mercenar, spiuna, vrasesa pa i bere heroi dhe ne mburremi me ata kur e gjithe europa i di se cfar monstrash jane….

  • Ballisti…..Ta kesh mik te te prish pune .ta kesh armik te ha mune. Spiun serb.kaq ishte lavdia e spiunit nuk zgjat shume.Turpi i ngeli mediave qe e ngriten kaq lart kete lloj spiuni.

  • Çdo “atdhetarizmi” e “patriotizmi”. s’ka me shku hiç larg, kane me i dale duçat!…

    DRENICA E KUQE

  • pyetja me idiote ne bote,dmth ballisti duhet te ngreje fabrike armesh shqiptare qe te jete ne rregull me zakonet e nacionalizmes.Problemi qendron armembatja pa leje dhe ndonje plan provokimi qe i ben shume dem skuadres dhe imazhit te Shqiperise. Njehere shkon miu nen mustaqe.

  • Ismil ballisti atdhetar fals Dashuria per Shqiperine nuk shprehet me drona e flamure.As me pistoleta brezit.Do te persseris thenien e Kenedit:Mos kerkoni cben Amerika(Shqiperia per ty,Por cben ti per Ameriken(Shqiperine)

  • Sa te mjere jemi? Ore ja ta zeme se kete e ka futur serb, ja ta zeme se eshte agjent e me the te thashe, a s’e kuptoni more te mjere qe ajo banderole ne Beograd s’beri gje tjeter e nxorri surratin e vertete te fqinjeve tane? Apo ju thoni se ata s’jane barbar po i prishi pune banderola? Ca s’ju mjaftoj te degjonit nje stadium te tere duke bere thirrje per genocid?Nje komb te tere qe terbohet me cdo element tona kombtar? Mblidheni mendjen s’e nuk u terbuan ate dite Serbet se pane nje ravijzim te hartes etnike te Shqiptareve. U TERBUAN SE DALLUAN FLAMURIN DHE HERONJTE. S’dallohej nga aq larg se cfare harte ishte ajo mos u beni naiv. Rrini merruni me ballistin, sikur ballisti ja futi ne tru serbve te pastronin etnikisht shqiptaret ne Kosove, ballisti i detyroj serbet te benin genocid, ballisti i detyron serbet ti falen sot e kesaj dite Sheshelit, ballisti i detyroj qe sa te fillonte ndeshja te ulurisnin per genocid. Merruni merruni me budalliqe!

    • Mos u lodh me keta drita,se sjane per argumenta keta,keta jane thjesht spiuna qe po i djeg b.. nga situata ne favkr tone,dhe jo vetem per ndeshjen por edhe per politiken rajonale.

  • Une e Kam thene qysh ne fillim qe ai eshte vegel e serbeve.Kujtoni fjalet e krueministrit serb I cili deklaroi se dicka e madhe do te ndodhte,Pra Ajo ishte kurdisur nga vet ata.Po Ta kishte bere me inisiativen e tij,ai kishte shkuar pako postale ne burgjet serbe,biletat fallco ai Nuk I Ka bere vete,pistoleta serbe etj.Kosova Dhe Maqedonia jane plot me njerez te shitur tek serbet.

  • …vegel 101 % e serbeve dhe antishqipetareve…e kam then para nje viti…te jesh krenar qe je ballist…?….hahahahahahahahahahahaha…ha pula tek restorantet e serbeve o ballist kokpalare…

  • Verioret …
    jane e “keqia me e madhe” e Shqiperise e cila do vuaj dhe kurre nuk do perfitoje nga nacionalistet Kosovare.

    Historikisht verioret …
    kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.

  • Ky ballist patjeter kelysh ballisti ,ska mundesi ndryshe.Patriotizmi nuk identifikohet me emrin ballist ,bashkepunetoret e nazifashizmit, as edhe me qeleshen qe i vendosin shqiponjen e cila eshte e uniformes se tyre ne lufte krah per krah me gjermanet.Une mendoj se me nje veprim te tille ofendojme shume Isa Boletinin sepse ai eshte patrioti i vertete dhe qeleshja pa shqiponje.SHqiponje e zeze dykrenare i takone flamurit tone,simboli jone me i madh dhe me i dashur.

  • Pellazgu ,te pershendes per kete koment serioz dhe shume te sakt.Une do te shtoja se edhe koburen. Zastava e ka te Karaxhicit.Turp per ata qe e mbeshtesin kete ballist te vertete,Serb I ndyre.

  • Ka plot llafe per patriotizem, e atdhetari. U mbushem me to. Ballisti me flamur me sfond ngjyre te zeze! Jo te kuqe!!! I parruar dhe paqethur, i dale neper ekrane sikur thjesht te kish ardhur nga Siria per pushime, dhe te kthehej prape. Kushdo ne bote qe sheh keto pamje i nxjerr vete konkluzionet.

    Vetem nje pyetje beni: KUJT I SHERBEN nje akt si ai i ballistit? Asnjeri nuk din se si do te rrjedhin situatat, por, vertet, kujt i sherben ky akt? Kemi interes ne tani, ne prag te kualifikimit, kur te gjitha mediat e botes kane ardhur ketu me kamera Super HD, te bejme provokime? Kujt i sherbejne ballistet qe tani duan te japin syze…..te provokojne per te treguar “atdhetarine”, kur dihet qe ne e fituam me gjyq ndeshjen e pare? Kujt i sherbehet kur “ballistet” dalin neper facebook me video, ashtu surratpalare dhe morracak flokepaqethur, dhe japin intervista ekskluzive per New York Times??

    KUJT I SHERBEN “Ballisti”? Po te tjere “ballista” a ka? Na duhet te hapim syte.

  • Ka nje menyre shume te thjeshte per te sqaruar kush eshte me te vertete “Ballisti”.Ti kerkohet qe te sqaroje ku e bleu droning,si ra ne dijeni per mundesine dhe per vendin e blerjes se tij,sa paguajti per te.Ti sillet nje dron I tille dhe te beje te gjitha veprimet qe ka bere per ta leshuar dronin ne Beograd.Ky veprim do te sqaronte shume pikepyetje qe me te drejte ngrihen dhe do te sqaroje nese droni eshte leshuar nga “Ballisti”,vetem apo me te tjere apo nga persona te tjere (probabilisht te sherbimeve te specializuara te qeverise serbe)Bejeni kete,se eshte fare e thjeshte per tu dhene fund spekullimeve te pafund per kete problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *