Bashkia, 1 mln USD për Pazarin e Ri, Veliaj: Unë jam ai i fiqve, kam blerë këtu atletet e mia të para

Saimir Lleshi

Bashkia e Tiranës do të rikonstruktojë tregun e njohur si Pazari i Ri.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky pazar nuk është i ri, por tërësisht i tillë do të bëhet pas ndërhyrjes. Projekti është mbështetur edhe nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

“Ky pazar është ndërtuar në fillim të viteve ’30 dhe nuk është më i ri, pasi po bën 100 vite. Ky që do të ndërtohet do të jetë i ri dhe do të sjellë risi në menaxhim. Koncepti i ri, me një model të ri biznesi, do të jetë më i miri”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë bëri me dije se do të investohen 1 milion dollarë për këtë projekt.

Ai iu rikthye batutave të fiqve. “Unë jam ai i fiqve dhe jam dy herë i lumtur që në vendin ku kam punuar që fëmijë, ne sot këtu fillojmë këtë projekt të ri. Për snobët që s’kanë prekur punë me dorë, kjo nuk përbën gjë, por për duarartët që punojnë çdo ditë për të mbajtur me punë të ndershme familjet e tyre, ky është një projekt me rëndësi. Unë kam blerë këtu atletet e mia të para”, tha Veliaj.

Share This Article
14 Comments
  • Nuk esht turp te punosh, turp esht te besh kto far shkollash te larta ktu dhe ti japesh gaz benzit te fundit me leket e pista te babait….ti je i nderuar Erion ke studiuar edhe jashte.

    • “Për snobët që s’kanë prekur punë me dorë”
      Po pse Erioni ne cilen kategori ben pjese?

  • Ore Erjon te ka ikur petlla, apo te ka hyre vetja ne qej, po pse more aty ku ke shitur fiq, ke blere atlete, apo ku ke shurruar t’i etj do te behen investime. Mos do te hapesh edhe nje muze per te treguar fiqte e pare qe ke shitur, atletet, breket e grisura e ku ta dish ti se cfare ke bere ti per here te pare …

  • Edhe une kam shitur fiq e me leket e fituara kam blere buken e gojes,po nuk kam vjedhur. Kam punuar me bel e lopate ,kam siguruar leket me te cilat bleva rroba per ne shkollen e mesme ,pasi rroga e nenes ushqete 5 femije. Edhe une u bera dikushi me von e sot, kur kaloi rruges ,me respektojne ata qe me njohie e ata qe kam mesuar e dukuar.
    Bravo te qoftë Erion Veliaj ! I vuajturi di me shume se ai qe eshte rritur me pekule e nuk di se c’eshte veshtiresia. Je ne rruge te mbre . Hallall qumshti i nenes. Ata qe dyshojne se Ju vidhni, rrugen per ne prokurori e gjykate e kane te hapur. Frikacaket ,dembelet flasin lart e posht .

  • Të shesësh është punë.Me qindramijëra tregtarë mbajnë familjet dhe shoqërinë me zanatin e shitësit.Pse duhet përbuzur shitësi, apo ndonjë profesion tjetër?Kush e bën këtë?Është e vërtetë që disa këtu tek ne njohin vetëm punën e deputetit, të ministrit apo kryeministrit.Punë tjetër nuk kanë bërë në jetën e tyre.Kemi të tillë si Ilir Meta apo Pandeli Majko.Këto raste janë për në Giness.
    Por, pse qenka turp të bësh një panë, të pastrosh, të ndihmosh nënën me larjen e enëve në shtëpi, të punosh çdo lloj pune provizore ose të pjesshme për të përballuar studimet?!!! Ka plot shembuj të pasanikëve jasht, të cilët e fusin djalin të punojë dhe ta nxjerrë vetë bukën e gojës dhe jo të bredhë me patllak në brez mejhaneve, siç ndodh jo rrallë te ne me djemtë e pasanikëve.
    Ndofta lodhem kot me disa allosoj komentuesish, por, nuk m’u ndenjt pa shkruar dy fjalë.

    • Po meqe nuk tu ndejt pa shkruar ta coje deri ne fund e te shkruaje qe nuk eshte turp as te shpenzosh milionat e ministrise e te thuash qe ishin kursimet e nenes pensioniste me cilat Erioni beri dy dasma, nje ne kala dhe nje ne Peze. Me mire mos u lodh shume se te duhet nje pune titanike per te mbuluar zullumet e Erionit qe deri me sot eshte dalluar si mashtrues profesionist.

  • Ore, kujdes! Mos na perfolni kryetarin tone te ri, se edhte i PS su, e moret vesh?
    Por keta qe mbrojne shitsin e fiqve qe beri dy dasma me leket e mamit shitse bulmeti.
    Tani Erionit i ka mbetur qe te beje dy permendore: nje shume te madhe ne vendin ku ka shitur ffiqte dhe nje tjeter ne dyqanin ku ka blere atletet e fameshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *