Ish-kryekomunari shpallet i pafajshëm, 5 zyrtarët dënohen për të njëjtat akuza

Saimir Lleshi

Ish-kryetari i Komunës Rrashbull në Durrës, Hysen Gashi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit. Vendimi ndaj tij u mor sot, çka u shoqërua edhe me debate.

Prokuroria e konsideron të njëanshëm vendimin e marrë nga gjyqtarja e çështjes, Shpëtime Pitarku. Gashi akuzohej për dhënien në mënyrë të paligjshme të lejeve të ndërtimit.

Prokuroria ka regjistruar të paktën 16 leje të paligjshme të dhëna nga Gashi dhe zyrtarët e tjerë të komunës.

Lejet janë dhënë kryesisht në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Procesi ndaj ish-kryekomunarit u zhvillua me procedurë të rregullt, ndërsa ndaj 5 zyrtarëve të tjerë, procesi u zhvillua në mënyrë të përshpejtuar, duke i shpallur ata fajtorë.

Prokuroria pretendon se gjyqtarja shpalli të pafajshëm ish-kryetarin e komunës, ndërkohë që 5 zyrtarët e tjerë janë dënuar me të njëjtat akuza. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Kush ishte ky mut gjyqtar,qe na i nxjer te pafajshem kete karabush kryetar komune me tere keto shkeljje te hapura te ligjit,,,? Po qenkan vertete kafshe te egra keta palo gjykates, kur zie njd popull i tere kunder tyre ata nuk duan tja dine,,,, fare,shohin vetem mit- marjen,,,,!Po apelim do te kete ,,,?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *