Eksperti serb i sigurisë shkon larg: Vuçiç i rrezikuar edhe nga ekstremistë islamikë

Saimir Lleshi

Për një ekspert sigurie në Serbi, ardhja e Aleksandër Vuçiçit në Tiranë përbën një rrezik të madh për të.

Marko Niçoliç, i thotë gazetës nacionaliste “Kurrir”, se siguria në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur.

“Vuçiç merr përsipër një rrezik të madh duke shkuar në një ndeshje futbolli në Shqipëri. Incidentet janë shumë të jetë e mundura për shkak se energjia e tyre për krijimin e rrëmujës është gjithnjë e mundur”, thekson ai.

“Shërbimet tona të sigurisë duhet të bashkëpunojnë me homologët gjermanë, sepse BND është aktualisht shërbimi më i fortë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën, dhe zbulimet e tyre mund të jenë të vlefshme në parandalimin e ngjarjeve të pakëndshme”, shton më tej.

Eksperti serb i sigurisë shkon më larg, kur paraqet edhe rrezikun e ekstremistëve islamikë, megjithëse në Shqipëri nuk ka pasur ndonjë rrezik të tillë të dëshmuar.

“Ju duhet të keni parasysh faktin se dy fortesat më të mëdha islamike në Evropë janë në Kosovë dhe Shqipëri. Nga Kosova në Siri dolën gati dy mijë persona dhe nga Shqipëria edhe më shumë. Bin Laden është në vitet ‘90 në Shqipëri, ku kishte një kompani ndërtimi me të punësuar tre mijë punëtorë dhe shumë prej tyre janë ende nën ndikimin e islamizmit radikal”, vijon ai për “Kurrir”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *