Grabitet me armë kasaforta e njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë ndërkohë që sot është njoftuar nga policia e kryeqytetit.
Dy personat kanë hyrë brenda ambjenteve të njësisë bashkiake dhe kanë plagosur me armë zjarri rojën e institucionit. Pasi kanë hyrë në zyrën e financës ata kanë marrë paratë nga kasaforta, çelësi i së cilës ishte në zyrë.
Nga burime të policisë, mësohet se shuma e grabitur ka qenë rreth 100 mijë lekë. Oficerët e krimeve kanë filluar hetimet për të identifikuar autorët e grabitjes dhe arrestimin e tyre.

PO ME PERFITUESIT NEVOJTAR TE ASISTENCES CFAR DO TE BEHET?SOT ESHTE DITA E SHPERNDARJES.