Rregullorja e re, 7 lloje licencash në biznesin e energjisë afati nga 5-30 vjet

Saimir Lleshi

Në kuadër të implementimit të ligjit të ri të energjisë ERE (Enti rregullator i Energjisë) ka përfshirë në proces konsultimi rregulloren e re për “Dhënien, Modifikimin, Rinovimin dhe heqjen e Licencave në sektorin e energjisë elektrike“, e cila parashikon një kategorizim të ri të licencave për:

Prodhimin e energjisë elektrike;

Operimin e Sistemit te Transmetimin e energjisë elektrike;

Operimin e Sistemit të Shpërndarjen e energjisë elektrike;

Furnizimin e energjisë elektrike;

Tregtimin e energjisë elektrike.

Operimin e Tregut të energjisë elektrike

Sistemet e mbyllura te shpërndarjes se energjisë elektrike.

 

Lidhur me kohëzgjatjen e vlefshmërisë së licencave rregullorja e re parashikon:

1-Prodhimin e energjisë elektrike deri në 30 vjet

2-Operimin e Sistemit të Transmetimit e energjisë elektrike deri 25 vjet

3-Operimin e Sistemit të Shpërndarjen e energjisë elektrike deri në 30 vjet

4-Furnizimin e energjisë elektrike deri në 5 vjet

5-Tregtimin e energjisë elektrike deri në 5 vjet

6-Operimin e Tregut të energjisë elektrike deri ne 5 vjet

7-Sistemet e mbyllura te shpërndarjes se energjisë elektrike deri ne 5 vjet

 

E Drejta për të Aplikuar për një Licencë

Ka të drejtë të aplikojë për një licencë të lëshuar nga ERE, çdo person që ka vendqëndrimin e tij në Shqipëri, dhe me objekt të veprimtarisë aktivitetin e kërkuar për licencim. Çdo person i huaj duhet të krijojë një shoqëri sipas legjislacionit në fuqi, me objekt veprimtarie aktivitetin e kërkuar për licencim nga ERE për të gjithë periudhën e vlefshmërisë së licencës. /Monitor/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *