PD: OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve për mikun e Edi Ramës

redaktor

Deputeti Gent Strazimiri, në emër të Partisë Demokratike, deklaroi se “fushata për të mbledhur paratë e humbura të OSHEE-së konsistoi në tortura të mijëra familjeve” dhe “shërbeu për grumbullimin e miliarda lekëve që shkuan për shpërblimin e ortakut e klientit të Edi Ramës”.

I gjithë ky abuzim është kryer me paramendim, sepse kemi një fitues të paracaktuar. Kur Partia Demokratike denoncoi me 11 shtator tenderin, kasneci i Ramës reagoi dhe shprehu habi të madhe, se “nga e di opozita se kush i merr paratë pa u shpallur fituesi”.

Po ja që fituesi u shpall dhe u shpall ai që ishte paracaktuar, miku, ortaku, ndërtuesi i Ramës. Me ofertën më të lartë. 500 mijë euro më shumë se ofertuesi i dytë. Po si mund të ndodhë kjo? Kjo ndodh sepse nuk ka më garë dhe shqyrtim ofertash.

Tenderat i drejton Edi Rama, i menaxhon Edi Rama, i ndan Edi Rama me miqtë e tij. Korrupsion skandaloz, zhvatje e mynxyrshme e parave të shqiptarëve, para që kryehajduti i OSHEE i mblodhi me dhunë, me burg, me ndëshkime kolektive, me marrje jete. Partia Demokratike i siguron qytetarët e vendit se kryehajduti i OSHEE, Adrian Çela dhe banda e tij që tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve, do të mbajë përgjegjësi deri më një. Dita e llogarive para ligjit do të vijë shpejt”, u shpreh Strazimiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *