Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka telefonuar homologut të tij grek, Aleksis Cipras, duke i kërkuar që të mos votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Dy kryeministrat mësohet të kenë shkëmbyer mendime mbi krizën e emigrantëve, duke rënë dakord se është e nevojshme të koordinohen politikat për këtë çështje.
Tema e diskutimit ishte promovimi i bashkëpunimit ekonomik. Krerët e dy qeverive diskutua mbi të gjitha çështjet rajonale, veçanërisht për Kosovën.