Edhe Iraku do të kërkojë sulme nga Rusia

Saimir Lleshi
Iraqi members of the new parliament attend their firs session on July 1, 2014 in the capital Baghdad. Iraq's new parliament failed to elect a speaker as its first session ended in disarray, with MPs due to meet again in a week. AFP PHOTO/AHMAD AL-RUBAYE (Photo credit should read AHMAD AL-RUBAYE/AFP/Getty Images)

Pas Sirisë, edhe Iraku do të kërkojë sulme ajrore nga avionët rusë për të shkatërruar bazat e ISIS.

Një deputet në Irak ka deklaruar se Bagdadi zyrtar mund të kërkojë së shpejti nga Moska ndërmarrjen e sulmeve kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik. Deklarata u bë nga kreu i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Hakim al-Zamili.

“Në ditët ose javët e ardhshme, Iraku do të detyrohet të kërkojë nga Rusia që të nisë sulme ajrore. Kjo do të varet nga suksesi i tyre në Siri. Do të kërkojmë që Rusia të ketë rol më të madh në Irak, padyshim rol më të madh sesa amerikanët”, tha ai cituar nga mediat ndërkombëtare. Rusia ka nisur sulmet në Siri më 30 shtator. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *