Një amerikan, një britanik dhe një turk marrin Çmimin Nobel për Kimi

Saimir Lleshi

Një amerikan, një turk dhe një britanik morën Çmimin Nobel për Kimi këtë vit. Ata u vlerësuan për kërkimet e tyre në fushën e riparimit të ADN-së së njerëzve, çka mund të sjellë rezultate domethënëse për trajtimin e kancerit.

Përkatësisht fituesit e çmimit janë: Tomas Lindahl, i Institutit “Sir Francis Crick” dhe Laboratorit “Clare Hall” në Britani, Paul Modrich në Universitetin Duke dhe  Aziz Sancar në Universitetin e Karolinës së Veriut, Chapel Hill, të dy këto universitete në shtetin lindor të Karolinës së Veriut. Lindahl është suedez, Modrich është amerikan dhe Sancar është turk.

Fituesit marrin një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa ky çmim jepet në disa fusha si në Letërsi, Kimi, Fizikë si dhe për Paqen në botë. Çmimi është themeluar nga Alfred Nobel, një tregtar i fuqishëm i lëndëve plasëse si dinamiti. Çdo vit, ky çmim jepet në Oslo të Suedisë.

 

Share This Article
1 Comment
  • NJE SQARIM.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    Tre Nobelistet nuk moren cmim Nobel ne kimi,por e moren ne BIOKIMI. Per faktin se ADN ( Acidi dezoksiribonukleinik) eshte pjese e qelizave me jete,ne berthamen e c’do qelize,ajo tregon aktivitet biokimik,ne mjedis me jete, bio = jete.
    Kimia studion veprimet e substanca ne mjedis pa jete,ne natyre o ne epruvete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *