“Shi” raketash ruse nga Kaspiku drejt Sirisë

Saimir Lleshi

Rusia bëri të ditur sot se ka lëshuar rreth 26 raketa në drejtim të Shtetit Islamik në Siri.

Raketat u hodhën nga anijet luftarake të ankoruara në Detin Kaspik, rreth 1500 kilometra larg.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shaigu tha se 26 raketat e hedhura kishin goditur 11 baza të IS-s.

Avionët luftarakë rusë po sulmojnë prej ditësh në brendësi të territorit sirian për të goditur të gjitha “bazat terroriste” atje.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se ka pasur një numër të madh avionësh në provincën e Hamas dhe Idlibit, ku edhe ka pasur luftime më të shumta.

Rusia deklaroi se në shënjestër janë të “gjithë terroristët”, por nga disa sulme ajrore të saj kanë humbur jetën edhe shumë civilë.

Më herët, Rusia është akuzuar se po qëllonte mbi grupet opozitare siriane që kërkojnë rrëzimin nga pushteti të Bashar Al Assadit.

siria

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *