Tre variantet që Shqipëria të kualifikohet direkt

redaktor

Kombëtarja shqiptare ka tre variante për të siguruar kualifikimin historik në “Euro 2016”.

Pas humbjes ndaj Portugalisë, Shqipëria duhet të bëjë llogari me laps dhe letër sa u përket mundësive për t’u kualifikuar direkt në kampionatin europian “Francë 2016″.

Kuqezinjtë kanë një ndeshje më shumë se rivali direkt i Danimarkës, i cili ndodhet në vendin e dytë. Por, duke qenë se Portugalia ka siguruar kualifikimin, atëherë është për t’u parë motivimi që ata do të kenë në ndeshjen e fundit, kur do të presin në fushën e tyre pikërisht danezët.

Pikërisht prej kësaj përballjeje do varen edhe llogaritë e Kombëtares së Gianni De Biasit.

Për të pasur ende shpresa, kuqezinjtë i ka ndihmuar shumë barazimi që Armenia i mori Danimarkës në ndeshjen e djeshme, shkruan Super Sport.

Varianti 1 – Danezëve u ka mbetur vetëm një ndeshje. Nëse ata arrijnë të fitojnë në Portugali, ndaj një rivali shumë të fortë, por që mund të vuajë motivimin, atëherë shpresat e Shqipërisë për vendin e dytë zbehen. Kjo, për shkak se i duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura, saktësisht atë kundër Serbisë në shtëpi dhe ndaj Armenisë në transfertë.

Varianti 2 – Nëse Danimarka barazon në Portugali, Shqipërisë nuk i mjaftojnë dy barazime në ndeshjet e mbetura. Edhe pse do të kishin 13 pikë, po aq sa danezët e vendit të dytë, kuqezinjtë vuajnë ndeshjet direkte ndaj tyre, saktësisht faktin që ata kanë shënuar gol në fushën kundërshtare (0-0 në Kopenhagen, 1-1 në Elbasan).

Varianti 3 – Nëse Portugalia na bën “nder”, duke fituar ndaj Danimarkës, atëherë ekipi i De Biazit ka shumë shanse për kualifikim. Kjo, sepse do t’i mjaftonin dy barazime ndaj Serbisë dhe Armenisë, ose nëse do të fitonte vetëm njërën prej tyre.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *