Ndeshja Shqipëri – Serbi, Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët të tregohen vigjilentë

Dita

Ambasada e SHBA në Tiranë informon qytetarët amerikanë që të tregohen të kujdesshëm  ditën e enjte kur skuadra kombëtare shqiptare e futbollit do të presë Serbinë në Elbasan në një ndeshje kualifikuese Euro 2016.

“Autoritetet shqiptare presin turma të mëdha në ndeshje dhe në zonat publike kudo në Shqipëri, duke përfshirë Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Do të ketë mbyllje të kufizuara të akseve rrugore në qendër të Tiranës dhe trafiku do të jetë i rënduar në autostradën midis Tiranës dhe Elbasanit.

Edhe pse autoritetet shqiptare do të marrin masa parandaluese për të siguruar rendin publik, u kujtojmë qytetarëve amerikanë se ngjarje publike mund të bëhen ndonjëherë të çrregullta. Nëse ju vendosni për të marrë pjesë në ndeshje ose në një shesh publik, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj, të mbani një nivel të lartë të vigjilencës, dhe të keni një plan për mënyrën se si të largoheni nga zona shpejt, por në mënyrë të rregullt, nëse do të lindë nevoja”, thuhet në mesazhin e sigurisë të ambasadës amerikane.

 

Share This Article
3 Comments
  • Ambasada Amarikane ne Tirane, pra CIA po i hedh benzine zjarrit me thirrjen drejtuar gjoja qytetareve te saj, pra parashikojne “trazira”, nga kush pse nuk e thone. Zoterinj nuk jemi ne Serbi (Beograd) ku edhe stafi i sigurise ne fushe u be pale me rrugacet e huliganet duke shqelmuar e grushtuar futbollistet tane. Shqiptaret njihen per mikepritje e bese, kushdo qe te jete kur i hapet dera e shtepise, kane ardhur dy Pape, Presidenti i Botes ai Amerikan etj personalitete e jo keta ordinere serb. Te ruhen ne shtetin e tyre ne Serbi se tek ne do te dalin shendosh e mire si kokrra e molles, por “dru” do te hane, por ne futboll e do te ikin me bishtin ne shale, kete premtim do t’a mbajme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *