Policia shoqëron minorenin që kërcënoi Serbinë me pistoletë në Vlorë

Dita

Një ditë më parë, DITA do të publikonte një video e cila po qarkullonte në rrjetet sociale ku dallohej një adoleshent duke qëlluar me pistoletë. Por sot, Policia ka njoftuar se Strukturat përkatëse të Policisë së Vlorës, pas hetimeve të kryera në mënyrë të menjëhershme,  kanë  bërë të mundur identifikimin e personit në fjalë, ku rezultoi se kjo video është realizuar nga shtetasi: B.A.,16 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, një “Armë-Lodër” të ngjashme me një “Armë-Zjarri” të vërtetë, konkretisht: tip Pistoletë, ngjyrë e zezë, me mbishkrimin “Ekol-Aras-Magnum”, një krehër me një fishekë, me kapsollë të pa plasur, ku në pjesën e majës ka një material plastik ngjyrë jeshile të ngjashme me ato të fishekëve zhurmues.

Policia ka bërë shoqërimin e personit të mësipërm në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe sipas deklaratës së tij, ai ka shpjeguar se kjo video është kryer para 20 ditësh në rrugën e lagjes së tij “Osman Haxhiu”, në vendin e quajtur “Sheshi i Kateqit”, me qëllimin e vetëm për ta postuar në profilin e Facebook-ut të tij.

Për të parë videon kliko ketu

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *