Klinton: Donald Trump mjeshtër i artit të shitjes

Dita

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është bërë mjeshtër në artin e shitjes, deklaroi ish-presidenti amerikan, Bill Klinton për të justifikuar suksesin e biznesmenit i cili është pozicionuar në krye të sondazheve në zgjedhjet paraprake të partisë së tij.

Bashkëshorti i Hillari Klintonit, favoritja kryesore e zgjedhjeve paraprake në mesin e demokratëve për presidencialet e 2016-ës u intervistua dje në mbrëmje nga CBS-ja në lidhje me suksesin e manjatit të pasurive të patundshme i cili ka lënë pas 14 kundërshtarët e tij republikanë.

“Ai është bërë mjeshtër në artin e shitjes duke u kthyer në personazhin më interesant pasi deklaron gjëra që i tejkalojnë ndasitë ideologjike”, analizon Bill Klinton.

“Unë do ta ndryshoj rrënjësisht SHBA-në. Votoni për mua”, u shpreh Trump para pak kohësh.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *