Horoskopi, 21 mars 2013

anazapta

Dashi

Dëshira për të arritur sa më shpejt një objektiv mund të jetë një nga arsyet që nuk arrini dot të jenin garues. Fusha sentimentale është nën pushtetin e një Hëne agresive, por pozitive për ju.

 

Demi

Shumë lidhje apo raporte ndërpersonale mund të ndjejnë “konsumin” e kohës, prandaj  bëni mirë t’i ripërtërini, ndoshta duke i parë nga një këndvështrim tjetër. Ditë interesante në një udhëtim të shurtër.

 

Binjakët

Mund të guxoni pak më shumë për të arritur atë që dëshironi dhe mos harroni që “fati ndihmon guximtarët”.  Hëna është në një orbitë shumë të favorshme për të dashuruarit

 

Gaforrja

Keni mbetur paksa prapa me angazhimet tuaja përsa i takon aktivitetit të përditshëm, por sot nuk ju këshillohet aspak të ktheni kokën prapa, por të mendoni më shumë për sektorin e ndjenjave.

 

Luani

Nën ndikimin e Afërditës dhe Jupiterit parashikohet një ditë e pasur me takime, propozime e impenjime në planin e raporteve ndërpersonale. E rëndësishme për ju është se në horizont duke një dashuri e re.

 

Virgjëresha

Edhe pse është Afërdita ajo që duket se ju “përkëdhel”, nuk jeni tipa për të qëndruar mënjanë, prandaj ju pret një ditë mjaft aktive, e trazuar dhe interesante në të njëjtën kohë.

 

Peshorja

Tranziti i Hënës në shenjë është në përgjithësi i favorshëm për ju, ndonëse kontrasti i Marsit mund të sjellë ndonjë të papritur. Do të jeni në qendër të vëmendjes në një ambient festiv.

 

Akrepi

Afërdita në shenjë sot është mjaft pozitive dhe do t’ju mbështesë në zgjidhjen e një problemi personal, por ajo që ka rëndësi është se dita do të jetë shumë e këndshme e plot takime intersante.

 

Shigjetari

Dita e sotme  nën shenjën e yjeve pozitive do të jetë një rast i mirë (pas shumë peripecish) për të rimarrë në dorë frenat e raporteve tuaja me partnerin dhe të rishikoni me tjetër sy rrugën e ndjekur deri tani.

 

Bricjapi

Mërkuri vërtet që mund t’ju ngarërrojë idetë, por nga ana tjetër stimulon edhe pasionet tuaja, çka bën që të kaloni një mbrëmje të “zjarrtë” me partenrin. Kujdes mos e teproni me shpenzime pa vend.

 

Ujori

Sot, një takim aq i shumëpritur me dikë do të mund të realizohet me ndihmën e një miku, por ju takon juve t’i tregoni se sa i rëndësishëm jeni. Një sëmundje stine mund t’jua prishë ditën.

 

Peshqit

Duket se tensionet e mosmarrëveshjet e ditëve të shkuara kanë rënë ndjeshëm dhe Marsi që e bënte të paqëndrueshëm situatën nuk ka më atë ndikim. Kaq mjafton për të kaluar një ditë përgjithësisht të qetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *