Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka shpërthyer në akuza në drejtim të doganave.
Në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ligjeve, ai ka thënë se po bëhet nami me kontrabandën e barnave dhe karburantet.
Sipas tij, doganierët janë të aftë dhe kanë aq para sa të paguajnë edhe gjyqtarët për të dalë nga burgu.
“Jo, kontrabandisti nuk është qytetar.. Kontrabandisti është një maskara që meriton vetëm burgun. Neni 179/b, thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoritete doganore, ku janë qytetarët këtu? Janë ca maskarenj që punojnë në Doganë dhe bëjnë pelivanllëqe. Neni 179/C, largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet, ku janë qytetarët këtu?!
Vazhdojmë kontrabanda e pilotit, kapitenit apo ekuipazhit. Këta janë ca horra që vendin e kanë vetëm në burg se po u vure gjobën, shkojnë dhe paguajnë gjykatësin nën dorë… Neni 284/d, prodhimi dhe tregtimi i barnave mjekësore të falsifikuara apo të rrezikshme për jetën dhe shëndetin. Është bërë një debat në Komisionin e Shëndetësisë për këtë histori, ne sjellim ndryshime që t’i fusim në burg këta se po bëhet nami me barnat”, ka deklaruar Majko.
Ai tha se mjaft problematike është edhe cilësia e naftës në treg. Edhe në këtë drejtim, Majko tha se po bëhet “nami”.
“Neni 288/b, tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve të djegshme në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë. Pyet të gjithë shoferët e Shqipërisë për naftën që përdoret në vendin tonë, po bëhet nami”, deklaroi Majko.

Kur ja ze emrin ne goje Saliu; Majko kujtohet te zbuloje Eureken shqiptare .Po mire mor burre, qe je qysh ne kohen e qepes ne politike, nuk e di ti se kush e futi kete metode qeverisje!!!!!!!!!!!!
ZOTI MAJKO MOS BE ZHURMUSIN, KE PROVA ,COI NE PROKURORI.
Like.
Kjo pune e naftes do shpertheje,mos njehere, njehere.Doganat nuk realizojne planin,nje firme grabitese e njevlereshme me CEZ,kontrollon Doganat,;Cmimet e naftes rriten,kurse cmimet ne tregjet boterore kane arritur minimumin historik.Shqiperia e shet naften e qelbur te ndotur me mazut sa dyfishi i cmimit te naftes standart europjan.Majko,as budallai,as militanti me i skllaveruar partiak nuk e mban me kete shperthimin e naftes.Do ju plase nafta ne dore.
Majko eshte ne opozite apo ne pushtet…U votuat per qecerisje dhe jo per kakarisje!!!
Te gjith flasin,gjurma ,gjurma,po ujku ku eshte fshehur ne parlament apo ne qeveri gjejeni ju dhe jepni pergjigjen e merituar,sepse ngelen cdo te enjte duke lehur pa dogane.
E ce pastaj?