Bashkimi Europian po planifikon dëbimin e më shumë se 400 mijë emigrantëve që kanë mbërritur në Europë gjatë kij viti, sipas të përditshmes britanike “The Time”.
Të prekurit kryesorë do të jenë emigrantët ekonomikë që vijnë nga vende si Nigeria apo Eritrea që nuk do të konsiderohen si refugjatë.
Mijëra kërkesa për azil nga qytetarët nga Siria, Libia apo Afganistani gjithashtu mund të refuzohen, sipas planit sekret të Brukselit. Plani përfshin krijimin e një agjencie të re evropiane kufitare, Frontex, të krijuar veçanërisht për t’i bërë ballë emigracionit të parregullt dhe të përshpejtojë planet e ndalimit dhe dëbimit.
“Edhe pse vendet anëtare do të kenë një përgjegjësi të drejtpërdrejtë për të marrë masat e duhura dhe të sigurojnë burimet, Frontex do të japë mbështetje për të lehtësuar dhe organizuar operacionet e kthimit”, lexohet në dokumentin e zbuluar nga “The Times”.
Njoftimi i ministres së brendshme britanike, Theresa May, për të kufizuar të drejtën e azilit në Mbretërinë e bashkuar do të jetë në një linjë me propozimin evropian dhe do të përfshijë rishikimin e mijëra kërkesave të azilit të dhëna gjatë viteve të fundit.
Parashikohet që vendet që nuk kryejnë dëbimet sipas normave ndërkombëtare do të përballet me veprime ligjore dhe gjoba nga Komisioni Europian.
BE kërcënon me tërheqjen e ndihmës ndërkombëtare, marrëveshjeve tregtare dhe dhënien e vizave për vendet e origjinës së emigrantëve ekonomikë, pjesa më e madhe e tyre afrikanë.
Plani do të përfshijë çmontimin e kampeve si për shembull atë të Kalais, Francë, ku janë intensifikuar përleshjet me policinë gjatë ditëve të fundit pas sulmeve të reja të emigrantëve që pretendojnë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Eurotunelit.
Disa refugjatë sirianë u shpëtuan të hënën në kanalin e La Manshit ndërkohë që tentonin të arrinin brigjet britanike me një barkë.

BE nuk i heq dot me keto monstra qe u hoqen zvarre e u kacavaren neper mijra km per te ardhur ne Europe! Duhet ti ndalonte pa u futur ne Europe! Tani vetem metodat efikase te 3th Reich mund ti largojne, e kjo BE nuk ka bythe ta beje.