Piktorë të huaj për fasadat e godinave në Durrës

anazapta

Njihet në botë për grafitet e saj. Tashmë suedezja Karolina Falkholt ka promovuar edhe nismën më të re të bashkisë së Durrësit, për ilustrimin e fasadave të kopshteve të fëmijëve. Kështu, kopshti “Sotir Noka” ka qenë edhe vepra e parë e saj në Durrës. Në faqet e jashtme të godinës, Falkholt ka krijuar një ambient të bukur për fëmijët. Nisma e nisur nga bashkia pritet të vijojë dhe për ndërtesa të tjera të qytetit, të cilat do të pikturohen nga artistë vendas e të huaj. Falkholt mbërriti në Durrës me ftesë të kuratorit durrsak me banim në Suedi, Edi Muka.

Për ideimin e figuracionit të kësaj fasade, Falkholt përfshiu të gjithë fëmijët që frekuentojnë këtë kopsht, duke mbledhur idetë dhe dëshirat e tyre dhe duke i shkrirë në vizatimin e saj, për t’i dhënë formë përfundimtare pikturimit të fasadës. Ndërhyrjet e artistes suedeze do të vazhdojnë dhe në të ardhmen në bashkëpunim me institucione të tjera edukative apo me qytetarët e Durrësit. Falkholt është një artiste suedeze që në karrierën e saj ka pikturuar në muret e shumë qyteteve, si: Nju Jorku, Stokholmi, Goteborgu etj.

 

Suedezja Folkholt duke takuar kryetarin e bashkisë Vangjush Dako
Suedezja Folkholt duke takuar kryetarin e bashkisë Vangjush Dako
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *