Sot në stadiumin e Elbasanit nuk do të thërrisja “vritini serbët”! Në radhë të parë sepse jam ndjerë keq kur në stadiumin e Beogradit pashë një turmë të tërbuar serbësh që ulërinte pa pra: Vritini, vritini shqiptarët!
Dhe nuk dua që edhe kombi i shqiptarëve të damkosë veten duke u bërë pjesë e asaj egërsie të padenjë për qytetërimin dhe njerëzimin.
Nuk ka asgjë heroike, madje është burracakëri, t’i kërcënohesh nga turma një ekipi sportiv që shorti e detyron të vijë e të ndeshet në fushën tënde. Është një pabesi e poshtër. Që bie ndesh edhe me zakonet e lashta të shqiptarëve që nuk e poshtërojnë kurrë të huajin e ardhur në shtëpinë e tyre. Edhe sikur ai të jetë gjakësi apo armiku.
Por që bie ndesh edhe me frymën e qytetërimit europian ku duam të integrohemi, frymën e humanizmit universal që bën të mundur tejkalimin edhe të armiqësive shekullore. Si në rastin e francezëve dhe gjermanëve. Është koha që ballkanasit, serbët dhe shqiptarët, të ecin në këtë rrugë. Në fakt integrimi europian është pikërisht kjo rrugë.
Sharjet dhe dhuna e turmave të nacionalistëve serbë në stadiumin e Beogradit ndaj ekipit shqiptar ishte një turp. Prandaj, nuk dua që edhe shqiptarët ta replikojnë në turp të tillë në Elbasan. Shpresoj të mos e bëjnë. Askush nga ata pak tifozë që, gjithsesi, nuk përfaqësojnë atë që ndjejnë dhe duan shumica e shqiptarëve sot.
Në të kundërt, çdo shfaqje dhune ndaj serbëve do të qe e vetmja gjë që do shfajësonte turmat nacionaliste serbe, që edhe ato nuk përfaqësojnë tërë kombin serb, për atë shpërthim të shfrenuar dhe të neveritshëm urrejtjeje ndaj një kombi fqinj. Nëse nuk e respektojmë por e provokojmë ekipin e futbollit serb sot, nëse u përgjigjemi serbëve me të njëjtën monedhë etnonacionaliste, do të dëshmojmë se e meritojmë atë që na bënë në Beograd.
Serbia u ndëshkua për dhunën që pësuan sportistët shqiptarë në Beograd. Ndaj nuk është shqiptar patriot kushdo që sot mund të bëjë ndonjë akt që mund të kishte si rrjedhojë ndëshkimin edhe të Shqipërisë në të njëjtën mënyrë. Shqipëria qëndroi në anën e të drejtës dhe fitoi. Dhe nuk mund të jetë patriot kushdo që sot investohet që Shqipëria të humbasë të drejtën dhe të flaket në krahun e padrejtësisë. Mund të jetë nacionalist por jo patriot. Dhe tashmë është e provuar me tragjedi të shumta se etnonacionalizmi është, mbi të gjitha, varrmihës i kombit të vet.
Shqiptarët arritën një fitore edhe më të madhe pak vite më parë. Arritën pavarësinë e Kosovës. E arritën duke qëndruar në anën e të drejtës. Serbët që këmbëngulën tek padrejtësia pësuan disfatë. Humbja e tyre është e dyfishtë. Prandaj edhe tërbimi i qarqeve nacionaliste atje është i kuptueshëm. Ato lusin që shqiptarët t’i përgjigjen tërbimit të tyre më të njëjtin tërbim, agresionit të tyre me të njëjtin agresion.
Por një gjë e tillë është e pajustifikuar për shqiptarët. Jo vetëm pse janë fitues por edhe se nuk kanë qenë kurrë agresorë. Dhe sa për shtypjen dhe genocidin serb në të kaluarën, pavarësia e Kosovës është hakmarrja më e mirë. Të gjakosh një hakmarrje tjetër, një hakmarrje etnonacionaliste, primitive, është t’i heqësh pikë vetes dhe t’ja japësh etnonacionalizmit serb. Jo vetëm në rrafshin futbollistik.
Prandaj shqiptarët, në Prishtinë dhe Tiranë, duhet të dinë të administrojnë fitoren duke mos u verbuar nga thirrjet kinse atdhetare kundër armikut serb. Nga thirrje dhe epshe primitive që topin e futbollit duan ta kthejnë në një top lufte, dhe fushën e gjelbër në një fushë të kuqe beteje. Dhe këtë duhet ta bëjnë duke u investuar me të gjithë forcat për paqen. Të mos harrojnë atë që Bill Klinton tha gjatë vizitës në Prishtinë pas çlirimit të Kosovës: Ne luftën, ju paqen! Pra, të mos harrojnë se i kemi borxh NATO-s, SHBA-ve, qytetërimit Perëndimor, të ndërtojmë paqen në Ballkan.
Nuk duhet t’i zhgënjejmë! Nuk duhet të bëhemi plangprishës dhe mosmirënjohës të asaj mbështetje të rrallë në histori sepse do ta pësojmë.
Ndërkaq, të ndërtosh paqen në një gadishull që e ka mallkimin e luftës në gjak, është shumë më e vështirë, më heroike se të bësh luftën që mund ta ndezësh me një fije shkrepëse madje edhe me një top futbolli. Prandaj të brohorasim për përfaqësuesen shqiptare, por të mos poshtërojmë serbët, himnin dhe flamurin e tyre. Sepse janë ekip mik dhe jo ekip armik. Një skuadër futbolli dhe jo një ushtri pushtuese.
Një status që ju dhunua padrejtësisht ekipit tonë në Beograd. Të mos përsëritim të njëjtën padrejtësi. Është e rëndësishme për Shqipërinë ta fitojmë këtë ndeshje. Por shumë më e rëndësishme është të fitojë paqja!

Ky titulli eshte shume i pa gjetur, per mos te thene ndonje gje tjeter ..
Mesazhi i Dites per lexuesit fillon me nje titull qe te ben te habitesh. Dhe kjo per nga menyra se si kerkohet t’i behet buje kaq e madhe nje evenimenti kaq te thjeshte sportiv, i cili per nga vlera e interesit “te syve te botes” eshte pothuajse fare i paperfillshem.
Sportedashesit, dhe aq me pak humbamenot e futbollit duhet te tregohen shume te permbajtur dhe te mos emocionohen deri ne ate grade, sa te bien pre e intrigave te “kuqalosherve te bardhe e te zinj”, te cilet evenimente te tilla me pjesemarrje masive mundohen t’i shfrytezojne e t’i keqperdorin per interesa qe synojne ashpersime te situatave politike.
Nderrmarja e masave te ashpra te sigurise, te perngjashme keto me kushtet e nje shtetrrethimi, eshte deshmi tjeter e menyres autoritare te drejtimit.
Prisni prisni, se s’keni pare gje akoma!
Si gjithmone o shoku ti ja fut pordhes pppppppppppprrrrrrrrrrrrrrrr
Perkundrazi, titulli eshte shume i gjetur.
SUKSESE KOMBETARES PER 3-PIKESHIN
Ndeshja perfundon 1-3
Ti koqja me lart do te thuash 3 me 1
UROJ EKIPIT SHQIPTAR NJE FITORE TE MERITUAR.BUDALLIQET E TJERA NUK NA HYN SHUM NE PUNE.SERBET E TREGUAN VETEN NE BEOGRAD QE JANE NJE POPULL KAFSH, KURSE NE NUK DUHET TE BIM KURR NE PROVOKIMET E TYRE.DUHET TA KUPTOJE SECILI PREJ NESH SE SPORT Eshte SPORT LE TE FITOJE ME I MIRI.
Andrea je gazetar i mrekullushm dhe me ndjenja te thella patriotke.Artikulli i goditur per ata qe e lexojne me kujdes dhe nuk u pelqen anti shqiptareve dhe bashkpuntorve te UDB,te cilet kerkojne destabilizimin e Shqiperise.Nuk e kuptojne ata se vetem per nje gure qe hodhi nje femije ne drejtim te autobzit,u be gjith ajo zhurme deri ne proteste qeveritare,parashiko dicka me shume se cfar mund te ndodhe dhe te gjitha pergjegjesit i merr shteti shqiptar.
Z.Andrea! Ti je gazetar e analist i pjekur , por titulli qe i ke vene ketij artikulli nuk eshte i goditur, sepse Ti ke dashur te japesh nje mesazh te qarte , por jo dosdomoshmerisht me fjalet e duhura : – ne shqiptaret nuk kemi pse te kemi frike se ” mund ta meritojme ate qe na eshte bere ne Beograd ” ne rast te ndonje incidenti apo rasti tifozlleku sepse ne si popull shqiptar nuk kemi vrare e nuk kemi prere askend , nuk kemi bere agresion e barbari ndaj asnje populli , aq me teper ndaj fqinjeve tane, nuk kemi pushtuar as i kemi zene teritoret as trojet te tjereve aq me teper fqinjeve tane, e kjo na ben ne te jemi krenare ne fisnikerine tone !
Por jane fqinjet tane serbe e greke qe na kane vrare e prere, na kane pushtuar teritoret dhe na kane marre trojet tona , kane ushtruar genocid dhe i fundit ne Kosove , eshte shembulli me qarte e me i fresket se ata jane e mbeten antishqiptare te terbuar , problemet me Camerine e pronat came jane gjithashtu treguesi qe ata s’heqin dore nga synimet e tyre antishqiptare, kisha e pushtuar nga Janullatosi dhe kisha greke tregon se ata veprojne me ” qitje te larget” ! Per ta mbajtur dhe per ta kthyer kishen shqiptare ortodokse ne kishe greke !
Jane ata , serbe e greke qe jane te KOMPLEKESUAR dhe KANE NDJENJEN E FAJIT DHE
DHE TE MEKATIT NDAJ NESH !
Natyrisht ne duhet te tregojme kulture, vlera dhe nje patriotizem dinjitoz qe na ngre vlerat si
Komb e si vend eurpian , por jane ata “qe i fryjne zjarrit ” , dhe duke na lene edhe “tentakulat e veta ” ne Shqiperi !
FIX-FARE Patriote
merreni me humor ta haje dreqi, na u be mendja Vuqiq, BE, OKB…Me nje fjale, po i dhane serbve goditje denimi lojtaret tane mos ti vene duart tek vendi se serbet e marrin per ters, gjasme u kujtojme zanatin e berberit…Kujtoja se ndonje shaka e thjeshte do ta lehtesonte atmosferen e tkurrur
… Ekipi SHQIPERISE pa fantazi, pa teknike dhe per me shume asnje aksion dhe kombinim per te shenuar.
SERBIA ekip me eksperience dhe qe luan duke kontrolluar kundershtarin dhe shenon … njesoj si PORTUGALIA.
Populli shqiptar eshte nje popull i mrekullueshem dhe ate e deshmoi ne ndeshjen e djeshme, kunder Serbise, ne “Elbasan Arena”. Dhe kjo deshmoi se njerezit e “tyre” qe u prijne jane muter e shkuar mutash, sepse edhe mutin kur e bejne – e bejne punen mut, me nder lexuesve. “Shqiptaret” ne pushtet, me politikat e tyre “patriotike dhe kombetare”, perdhosen çdo gje shqiptare, edhe shtetin, edhe kombin, edhe akademine, edhe kulturen, edhe ekonomine, edhe kulturen, edhe sportin…
Nje Enver Hoxhe paten shqiptaret, te tjereve binju fshise!
Ajo qe ndodhi dje eshte e turpshme, sepse i pa qe loja qe e shitur dhe e shpifur!… Turp i madh, moj fara e keqe e shqiptarise!…………
DRENICA E KUQE