Gallata e sotme në Kuvend nuk kishte limit.
Kur Berisha i mori me forcë foltoren Ramës pati dhe një dialog mes tyre.
Po të shikoni videon, kryeministri e ndjek me vëmendje fjalën e ish kryeministrit dhe në një moment edhe e përgënjeshtron.
“Pse e shton, kur nuk e ke të shkruar aty” i thotë Rama, Berishës.
Moment që gjendet në video në minutën e dytë…
Debati
Berisha: E kam të qartë që jeni me nerva të lodhura.
Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndryshe do të ndërmarr pushim.
Rama: Kthehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua (i tregon z. Berisha letrat që ka përpara)
Berisha: Nuk është këtu, si nuk është këtu? Hajde këtu. Ska gjë kështu e ka ky (për kryeministrin Rama). Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa me Stefan Fule e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bankën e të akuzuarve sot.
Rama: Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fule dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj-lloj aferash. Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet Kopaç dhe jo kopac. Megjithatë tani mos më ndërprit se më more dhe kohën. Më lejoni të them dhe unë disa gjëra. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. Ishin porosi për qeverinë e tij. BDO kujt ia thoshte, neve apo qeverisë tënde? Po para se t’i dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet?
