Tatimet: Pas “Bankers”, në lupë edhe kompani të tjera

Saimir Lleshi

Nga burime të besuara brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mësuam se Bankers Petrolium nuk do të jetë e vetmja kompani në fushën e hidrokarbureve që goditet për evazion fiskal siç u bë e njohur disa javë më parë.

Goditja pritet të shtrihet edhe mbi shoqëri tregtare të cilat operojnë në fushën e hidrokarbureve me shumicë, ku sipas vlerave të dokumentuara nga grupi special I hetimit brenda tatimeve, flitet për një dëm fiskal me vlerë rreth 18 milion dollarë.

Ndërkohë që shkon deri në 90 milionë dollarë vlera e dëmit të dokumentuar tanimë si krim ekonomik nga shoqëri tregtare të cilat operojnë  në fushën e konfeksioneve me pakicë dhe shumicë, citon TCH.

Por nuk do të mbeten jashtë fushës së goditjes mesa duket edhe shoqëri tregtare të cilat operojnë në fushën e tregtimit me shumicë dhe pakicë të duhanit  të dokumentuara me një dëm fiskal rreth 7 milion dollarë, në formën e shmangies së tatim-fitimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *