Mjeku dënohet me 18 muaj burg, preku në pjesët intime pacienten

Saimir Lleshi

Një mjek është dënuar me 18 muaj burg, për shkak se ka prekur në pjesë intime një femër.

Gjykata e Beratit dha sot këtë masë sigurie për mjekun A. Sula, i cili shpallet fajtor për veprën penale të “ngacmimit seksual”.

Ai u denoncua nga shtetasja me iniciale A.B, e cila pretendon se është ngacmuar nga mjeku në pjesët gjenitale, teksa po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mjeku punonte në spitalin e qytetit të Beratit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *