Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë u ndërpre për shkak të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis kombëtares sonë dhe asaj serbe.
Të majtët dhe të djathtët ranë dakord që ta ndërprisnin seancën, duke e shtyrë atë për javën e ardhshme. Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, e cila drejtonte seancën e sotme plenare, tha se axhenda e parashikuar për sot shtyhej për të enjten e ardhshme.
“Për shkak të ndeshjes Shqipëri-Serbi, axhenda e seancë së sotme të parlamentit mbartet për seancën e ardhshme”, theksoi ajo shkurtimisht.
Rendi i ditës i Kuvendit parashikonte shqyrtimin e disa pr/ligjeve.