Si e lamë kështu shtëpinë e Frashërllinjve?

redaktor

Letër e nënshkruar

Dr. Izet S. Çulli

 

I nderuar kryeredaktor Adrian Thano! Lexova këto ditë në një të përditshme si një lajm të dorës së tretë një fakt të hidhur, dhunimin e shtëpisë së vëllezërve Frashëri, në Dangëlli të Përmetit dhe s’po u besoja syve. Si është e mundur të arrijmë deri këtu me papërgjegjshmërinë tonë ndaj një ndërtese aq madhështore e aq të shenjtë të Frashërve të mëdhenj?

Komuna e dikurshme e Frashërit tani nuk ekziston më. Braktisja e fshatit dhe e zonës përreth është fatale. Fshati në fjalë tani ka fare pak banorë, që dikur lulëzonte e kishte 350 shtëpi e Samiu e ka quajtur “qytet i vogël malor”. Ky fshat dhe Teqeja e famshme rrezatojnë në të gjithë historinë e Shqipërisë si një kryeqytet i saj, si një monument i atdhetarizmit dhe i kulturës mbarëshqiptare. Ato duhet të kenë një status të veçantë të përcaktuar si shumë muzeume të vendit tonë nga Qeveria dhe Ministria e Kulturës dhe Sporteve. Është ky një apel qytetar për këtë shtëpi muze, një pasuri vlerash të mëdha kombëtare, i cili ndonëse larg qendrave të banuara dhe kryeqytetit, duhet të jetë në qendër të vëmendjes të gjithsecilit e veçanërisht të organeve shtetërore kompetente. Ne vetëm e kujtojmë këtë problem, ku çdo vit në muajin Maj, mblidhemi në ditëlindjen e Naimit kur vijnë nga gjithë trevat shqipfolëse. Shfrytëzova me këtë rast gazetën “DITA”, më të lexuarën dhe më seriozen në Shqipëri, për mendimin tim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *