Ambasada Amerikane në Prishtinë i kërkoi opozitës atje që të mos bllokojë punimet e Kuvendit, për arsye politike.
Reagimi erdhi pasi prej disa seancash radhazi, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit.
“Sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës – e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e ShBA.-ve bën tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës. Dhuna e sotme, së bashku me atë të tri javëve paraprake, i ka pamundësuar Kuvendit që të plotësojë mandatin e vet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është demokraci. Kjo është pengim i procesit demokratik”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë opozitës që të heqë dorë nga përdorimi i dhunës në sallën e Parlamentit.
“Sikurse që kemi bërë edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara fuqimisht kërkon nga opozita që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës”, thuhet më tej.
Shtetet e Bashkuara keshillojne qe “te hiqet dore nga perdorimi i dhunes si taktike politike”
Ne kemi respekt per keshillat e Shteteve te Bashkuara. por njekohesisht mendoj se deputetet ne kuvendin e Kosoves perfitojne nga eksperienca e tyre qe kur pa se Milosheviçi megjithese ishte plotesisht legjitim dhe i zgjedhur nga populli nuk po jepte shenja bindje dhe konsensusi, u bombardua (dhe mire i u be) sepse ai po vepronte ne dem jo vetem te popullit te Kosoves por mbare Ballkanit. Jo cdo gje zgjidhet me bindje! kete shembull e ka dhene vet Amerika.
Amerikanet jane te zgjuar dhe me eksperience dhe duhet ta kuptojne se zajednica eshte nje varr dhe konflikt i hapur per popullin e Kosoves. Ne cilin shtet ne bote pakicat kombetare kane krijuar “zajednica”??? Le te jape nje shembull ambasadori amerikan.
Perse i imponohet nje populli ( me anen e qeveritareve te futur ne thes) nje gje qe eshte ne dem te tij? Adhurimi qe ka popullI i Kosoves per shpetimtaret e tij me kujton lopen qe derdh koven mbasi e mbush me qumesht. Krijimi i zajednices e kthen Kosoven pak nga pak ne gjendjen e para luftes me ndryshime…. qe nuk ja vlen ti permendim ne kete koment dhe shqiptaret i dine shume mire.
Shqiptaret i kane ngritur permendore Willsonit mbasi shpetoi Shqiperine nga copetimi. dhe me te drejte me Willsonin ne personifikojme Ameriken.
Nuk do ishte mire qe disa diplomate( kemi eksperiencen e ambasadorit amerikan ne Kosove qe iku dhe qe ishte i perfshire ne aq shume afera korruptive-sipas institucioneve zyrtare europiane) qe te mos abuzojne me adhurimin qe kane shqiptaret per Ameriken e Willsonit, … Klintonit?
Edhe ne Shqiperi ambasador ishte njeri qe kryekriminelit te Shqiperise i tha “burre shteti” dhe kryehajdutit te Shqiperise i tha “yll ne ngjitje”
Eshte tjeter gje qe jemi shtet i vogel, i varfer, Europa na ka patur ne teh te thikes( edhe na ka akoma duke e quajtur Kosoven dhe Shqiperine satelit te SHBA??!!) por populli shqiptar nuk eshte budalla, e verteta eshte se me kombin shqiptar behen shume pazare dhe ky nuk eshte nje mesim i mire historie qe do te duhet te mesojne neser femijet shqiptare neper shkolla.
Shpresoj qe amabsadori amerikan qe jep urdhera deputeteve te zgjedhur nga populli te jete shoku i atij qe iku dhe te mos perfaqesoje politiken e SHBA. E verteta dhe e drejta nuk ka lidhje me numrin.