De Biazi hidhet në… kundërsulm

anazapta

Xhani De Biazi ka punuar gjatë me skemat që do të përdorë kundër Norvegjisë. Italiani ka ndërtuar një skuadër të ngjeshur prapa, çka tregon se ka ndërmend ta presë kundërshtarin dhe ta rrezikojë përmes kundërsulmit. Nga sa është parë në stërvitjen e djeshme, trajneri do të përdorë fuqinë e Roshit dhe Lilës në krahët e mesfushës, respektivisht nga e majta dhe e djathta, ndërsa lojtari më i avancuar do të jetë Edgar Çani, me Hamdi Salihin më të tërhequr. Sulmuesi i Katanias do të përdorë forcën e tij për të tërhequr skuadrën përpara e të luajë rolin e torrës në zonë, duke ofruar mundësi goditjeje për Salihin e mesfushorët. Ndërkaq, katërshja e mesfushës do të plotësohet nga Ervin Bulku e Migjen Basha, ky i fundit debutues kuqezi. Në mbrojtje do të jenë Cana e Mavraj në qendër, me Agollin e Dallkun nga krahët, ndërsa porta do t’i besohet sërish Etrit Berishës.

 

 Shqipëria

Formacioni i mundshëm 4-4-1-1

Berisha

Dallku Mavraj Cana Agolli

Lila Basha Bulku Roshi

Salihi

Çani

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *