Banesën e përdorte për të tharë drogë, pranga 49 vjeçarit në Vlorë

Saimir Lleshi

Një sasi prej 8 kg drogë është sekuestruar nga policia e Vlorës në banesën e një shtetasi. Burime zyrtare konfirmuan se në pranga ka përfunduar 49-vjeçari, Pandeli Malaj, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte fshehur në banesën e këtij shtetasi. Policia bëri me dije se droga ishte shpërndarë në pjesë të ndryshme të banesës, për t’u tharë.

“Pranë lëndës narkotike, P. Malaj kishte vendosur dy rezistenca me gaz, në mënyrë që të përshpejtonte procesin e tharjes gati për ta shitur atë”, sqaron komunikata.

Policia po heton më tej për rastin.

IMG-20151008-WA0006

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *