Korçë, përleshje me armë e thika, tre në pranga

Saimir Lleshi

Tre shtetas u arrestuan nga policia e Korçës pasi janë përleshur midis tyre me armë dhe me thika. Në pranga përfunduan Irjat Rukaj, 50-vjeç, Sokol dhe Aurel Dinoshi, 25 dhe 21 vjeç, banues në fshatin Shqitas të Korçës.

“Arrestimi në flagrancë i tyre, u bë pasi, dje në fshatin Shqitas, shtetasi Irjat Rukaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit Sokol e Aurel Dinoshi (vëllezër), të cilët deklarojnë se janë qëlluar drejtpërdrejt nga shtetasi Irjat Rukaj me një armë gjahu që ai zotëronte, por i janë shmangur goditjes.

Shtetasit Irjat Rukaj, i është marrë arma nga vëllezerit Dinoshi, të cilët më pas, e kanë goditur atë, me mjete të mprehta, në trup dhe në kokë, duke i shkaktuar atij plagë trupore”, sqaron policia.

50-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Korçës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut model gjermane teke, me nr serial 1353 (e modifikuar), një fishek armë gjahu nr 9, një gëzhojë armë gjahu nr 9, një thikë buke si dhe një sopat e vogël, të cilat janë përdorur në ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *