Arrestohet 18-vjeçari, kërcënonte të dashurën me video intime; ja dëshmia

Saimir Lleshi

Një i ri përfundoi në prangat e policisë, pasi shantazhonte ish-të dashurën se do t’i hidhte në internet një video intime që kishte incizuar.

Burime zyrtare të policisë sqaruan se shtetasi Argjend Ajdini, ka kërcënuar për një kohë të gjatë shtetasen me iniciale S.B, me të cilën kishte pasur lidhje intime.

Madje, vajza ka deklaruar në polici se nëpërmjet presionit, i riu ka arritur t’i merrte rreth 60 mijë euro si dhe bizhuteri me vlerë. Pas kësaj, kanë qenë familjarët e vajzës që kanë denoncuar rastin në polici.

 “Unë dhe Argjendi kemi qenë të dashur. Ai më ka shantazhuar disa herë se do të publikonte një video në kohën kur kemi qenë bashkë.

Më ka kërkuar shumë herë para, të cilat i ka marrë pjesë-pjesë. Ua merrja prindërve lekët, pasi më bënte vazhdimisht presion. Videon e ka xhiruar në fillim të këtij viti, pasi thoshte se do t’ua tregonte të gjithëve që unë isha e dashura e tij.

Kur vinte në shtëpinë time, Argjendi më ka vjedhur bizhuteritë e sende me vlerë. Kisha frikë t’u tregoja prindërve dhe isha e tmerruar deri në momentin që ata më akuzuan mua. Aty më pas tregova të vërtetën”, ka deklaruar vajza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *