ISIS sulmohet nga ajri, nga toka zgjerohet

Saimir Lleshi

Megjithëse i ashtuquajturi Shteti Islamik në Siri dhe Irak po sulmohet në vijimësi nga ajri, nga toka ai po zgjerohet. Aktivistët në Siri thonë se ISIS, ka okupuar edhe disa fshatra të tjerë në afërsi të qytetit Alepo.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka njoftuar sot se militantët e IS-it e kanë marrë kontrollin në fshatrat Tel Suseen dhe Tel Qarah, nga grupet e tjera, që luftojnë kundër qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad.

Sipas këtij Observatori, avancimi është bërë ditët e fundit, kur Rusia ka ndërmarrë sulme ndaj këtij shteti.

Observatori Sirian thotë se vetëm % e sulmeve ajrore ruse kanë pasur në shënjestër bazat e IS-s. Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian tha sot se “80 e deri në 90%” të sulmeve ajrore të Rusisë në Siri, kanë pasur për qëllim “sigurinë e Bashar al-Assadit”. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Rusia dhe forcat e Asadit janë përqendruar në luftë kundër Al Nusrës, Free Syrian Army dhe grupeve të tjera rrebele. Nuk ka ende luftë me përmasa të gjera kundër ISIL-it.
    Ndërkohë ISIL ka humbur territore të konsiderueshme nga Kurdët në veri dhe nga forcat Militare Irakene në Juglindje.
    ISIL po tkurret, nuk po zgjerohet pavarësisht pushtimit të ndonjë fshati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *