Kombëtarja humbi ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi.
Fataliteti i minutave shtesë u rishfaq, këtë herë me dy gola të shpejtë dhe të merituar të kundërshtarëve.
Ajo që e bëri humbjen më të dhimbshme ishte fakti që humbëm me Serbinë, ku veç futbollit tifozët mbartin edhe ndjesi të tjera të shtuara pas asaj që ndodhi në Beograd.
Sakrificat e mëdha që bën veçanërisht banorët e Tiranës dhe Elbasanit për t’iu pështatur masave të jashtëzakonshme të sigurisë e bënë edhe më të padurueshëm këtë rezultat.
Pas ndeshjes kanë shërthyer siç pritej polemikat, akuzat, shfajësimet.
Por falë një fitoreje të Portugalisë shanset për Shqipërinë për kualifikim në Francë mbeten të njëjta si edhe përpara humbjes me serbët.
A do fitojnë Kuqezinjtë në Armeni? Ndoshta po, ndoshta jo.
Fundja është thjesht futboll pavarësisht ngarkesave emocionale dhe nevojës sonë si popull i vogël dhe i nëpërkëmbur për t’u ndjerë së paku njëherë triumfatorë.
Dhe mbi të gjitha, vlen si këshillë një koment që një lexues i DITA-s bën për kopertinën tonë të sotme:
“Fitoi Shqipëria, humbi e kaluara, po hap syte e ardhmja. Duhen investime e reforma serioze ne sport dhe jo kenge e tallava folk…” / Dita /

Ja vete komenti qe keni zgjedhur eshte folk ! Po kerkon te na mbushe mendjen me “te kaluaren” qe nuk ka kaluar kurre , me te ardhmen qe eshte pikerisht e kaluara dhe me “fitoren” e Shqiptareve te mundur , shpartalluar dhe te dhunuar e dermuar nga e “kaluara e ardhme” ! Ha. Ha. Ha.
Kjo e ka emrin “hidhu pirdhu” sic me te drejte na konsiderojne ! Ha. Ha. Ha.
Kombetarja eshte ne keto pozita kualifikimi jo se ka luajten shume mire , me fitore te pastra, dhe loj bindese. Por eshte kete sepse shef se kush ekip humbi, barazoi, do fitoj apo jo ai tjetri. Mentalitet bastesh. Kur hyn ne fush hyet me mend je per te fitu jo me hongrer 2 gola ne kohe shtese.
I ka rene pikes lexuesi eshte ai qe ushqen gazeten e nderuar Dita.Eshte zhvillimi ekonomik qe sjell dhe dhvillimin ne sport,jo e kunderta.Mosha ime me lejoi te isha i pergatitur me shume per te keqen dhe e pashe ndeshjen pa emocion.Kaq jemi kaq beme,keta jemi kete beme.Te pakten pame nje arbiter korrekt dhe nje public korrekt.
Futbolli behet me LEKA dhe jo me PATRIOTIZEM enverist shoqeruar me kenge e tallava folk alla albaneze dhe nje vend ku shumica e popullates vdes per buke nuk ka si te kete edhe futboll cilesor, sepse futbolli nuk behet me mercerare qe i merr hua nga Bota, por futbolli kombetar fillon qe moshat e njoma me stervitje tek femijet dhe duhet te jene te ushqyer mire nga prinderit e tyre, ndryshe tere historia e ndeshjes me Serbine i ngjan nje propagande enveriste sa per te ngritur moralin patriotik te zgerlaqur te Rilindjes Socialiste.
Provojeni t’ja thoni atyre qe bejne Kurse private ne basketboll voleyboll apo futboll ne fushat dhe institucionet shteterore. Bejme sakrifica qe femijet te shkojne ne sport por na rrjepin (pa kupon tatimor)edhe profesoret qe bejne sikur I mesojne ne fushat qe paguhen me taksat tona..
Duka shkerdh..ta nuk investon ne futboll
Duka e ka mar seriozisht komentin e tani do mendoj vetem per futbollin…..Po deri sa te jet ai aty skemi per te pas noi her noi zhvillim pozitiv ne futboll. Ai ka plane afatgjat e strategjik per xhepin e tij se sa per futbollin Shqiptare eeeeheeeee….Nuk doli legeni te jap noi deklarat pavarsisht se ne futboll edhe humb por ka edhe pergjesi. Legen…
Me pelqeu komenti i Populli.Si ka mundesi qe ne llogarisim cdo imtesi te te tjereve.Jemi virtuoze ne skema loje,ne levizje strategjike,ne kombinacione renditje,pikesh,golaverazhi,.I gjithe stadiumi brohoriti dje gjate ndeshjes golin e Portugalise,qe na mban ne shprese,.Thuajse shenuam ne!.Futbolli jone eshte DALLKAUK,YXHYM MAMLUK.Me kujtohet nje personazh legjendar i futbollit shqiptar,traineri i 17 nentorit te famshem Lym Alla.Lym Alla ishte folklorik ne te folur,por ishte modern ne loje.Ishte baballuk ne shprehje,por ishte Europjan ne loje.Ato skemat dhe strategjite fallco qe populli trainer shqiptar i leviz me gishta ne tastjerat e foneve,Lym Alla i aplikonte ne futboll,ne fushe.,Kur i vinte ndonje pordhac me rekomandim, me biografi te kuqe i thoshte;of,te shof,daja n`fushe! Na kane myt strategjite dhe strateget, jo vetem ne futboll.Pallavraxhijt e medias krijojne realitete virtuale,qe te besosh se ne shqiptaret nuk jetojme ne kete dynja,por jemi aliene marsjane,qe kemi zbritur ne toke per t`i dhene mend rruzullimit.Ne nje sistem arsimor krejtesisht te fallsifikum,kerkojme per mesuesit e fillores doktorratura per ti mbajt ne pune.Heqin nga puna infermjeret qe e gjejne damarin me 40 vjet praktike,per ti zevendsuar me parfumeri me diplome,qe ta ben trupin shoshe arixhiu e ne vend te ilacit te fut deodorant.Po merre ti ate corolojken qe ka maru masteraturen ne shkolle guzhine dhe quje master shef po deshe ,qe gatun lazanja ne televizor(se une si ngjoj dot emrin)dhe krahasoje me ate taven me pestil qe gatun gjyshja ime dhe une spo ta quaj doktorr sheff,por po i them mome Bihane.O popull malok,nuk behet qyteterimi me lloqe te huja!!!!!!
po te invstoje duka ne futboll, nuk ka te ardhme, prandj eshte kjo gjendje