Prishja e marrëveshjes në Përmet, reagon LSI: Me urdhër të deputetëve të PS-së

Saimir Lleshi

Lëvizja Socialiste për Integrim reagon në lidhje me prishjen e marrëveshjes me Partinë Socialiste në Përmet.

Në një deklaratë, kjo parti thekson se koalicioni është i qëndrueshëm, por prishja e marrëveshjes u bë me urdhër të deputetëve të PS-së në Qarkun e Vlorës.

Sipas LSI-së, kandidatura e Ilia Puriqit ishte konsensuale dhe kishte marrë pëlqimin paraprak të palëve, por me urdhër të deputetëve kandidatura u rrëzua në votimin përfundimtar ku përveç opozitës, kundër votuan edhe këshilltarët e Partisë Socialiste.

“Deputetët e Vlorës urdhëruan bashkimin e votave midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të nxjerrë fituese kandidaturën e pavarur”, thuhet në reagim e LSI-së. Më tej thuhet se koalicioni në tërësi është i qëndrueshëm. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *