Kreu i FRD-së, Bamir Topi, hedh poshtë të gjitha hipotezat për bashkëpunim me dy partitë e mëdha. Gjatë një takimi me krerët e rretheve, Bamir Topi tha se FRD do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit si një formacion i plotë politik. Gjithashtu, Topi i shpreh se FRD ka nisur vënien në zbatim të 30 përqindëshit femëror në radhët e saj.
“Dikush do thotë se ju e keni vendosur, jo ne nuk mund të vendosim asgjë brenda zyrave dhe me një rreth të ngushtë personash. E kemi vendosur për mosbërjen aleancë me dy partitë e vjetra, për çdo aleance tjetër do jetë komunikim i brendshëm dhe kolegjialitet i plotë dhe jo vetëm i një individi. FRD-ja për zgjedhjet e 23 qershorit do të marrë pjesë si formacion i plotë politik në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Së dyti ne jemi në zbatim të detyrimit për pjesëmarrjen e grave në lista, por e kemi pjesë të filozofisë sonë se nuk i referohemi 30%, madje e vlerësojnë figurën e gruas që përbën 50% të shoqërisë, jo vetëm për numrin, por dhe rolin që ka. FRD-ja do jetë parti e hapur, ku aksesi për zonjat do jetë më i mirë se partitë e tjera”, tha Topi.

Perse keta te FRD-se thone qe mediat na kerkojne nga 5-10 milione leke per te promovuar FRD-ne si parti?
Ju te Dites sa merrni?
Atehere FRD le te shijoje humbjen dhe shkermoqjen e saj mbas 23 qeshorit.”Edhe qeroz edhe fodulle.”