NDESHJA / Rama: Fituam tri pikët e arta të nderit

redaktor

Shqipëria humbi betejën në fushën e lojës me Serbinë në ndeshjen e luajtur të enjten në “Elbasan Arena”, por fitoi tri pikë të arta si vend dhe si popull.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri Edi Rama në konferencën për mediet këtë të premte, ku falenderoi të gjithë tifozët për sjelljen shembullore të treguar në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij.

Humbën në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarëisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve si popull”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ky mesazh nuk duhet marrë si ngushëllim për humbjen në fushën e lojës, por vijoi se nëse tifozët kuqezinj do të kishin rënë në batakun e skenareve të dhunës vendi do të humbte shumë më shumë.

“Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar asnjë asnjë lojtar serb. Përulem me mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre sportdashësve që mundësuan kalimin me kaq sukses të këtij testi kaq të vështirë. Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”, vijoi ndër të tjera Rama.

Share This Article
6 Comments
  • ZOTI EDI me habit gjithemon llogjika juaj ne shume argumente se mundohesh qe te argumentosh ate qe nuk eshte pjes e asaj qe duhet te sjelle efekt si ne ket rast humbja eshte nje ngjarje qe ka te beje me sportin dhe ne ter boten si ngjarjet e keqija dhe te mira te tifozeve nuk marrin vlerat pozitive por ndeshkim sportiv dhe imagizi i vendit ka tjera vleraqe ju talleni me to dhe kane ndryshuare akoma me teper gjate drejtimit tuaj ne qeveri pensionet ulen realisht drejtueset qe juve emeroni flasin per cvendosje njerzish dhe reforma te cilat japin rezultat negativ por propaganda juaj premtojne per te ardhmen(punuam 50 vjete per te ardhmen dhe realisht u bene shume gjera te cilat u treten si kripa ne uje nga prishjet te nxitur nga gjoja ndihmat e jashteme dhe mos rentabiliteti po te shikohen cmimet e sotme ato do te kishin retabilite demtuat mardheniet e mira midis popullit gje e tregojne vdekjet e vrasjeve qe ishin pothuajse zero E TE JERA aspekte SIC e kam theksuare bindu qe se bene dote dhe leri politikanet dhe drejtuesit e verte te PS qe te drejton dhe merri me vete servilet dhe te pafte ne drejtimine shtetit ) JU E keni te qarte se cfare lufte u be per tu futur grate ne veprimtarit kulturore sportive dhe aktivizimin e tyre ne ndertimin e vendit dhe dhe pjesemarje ne jeten politike dhe shteterore

    • ‘TE FALESH,

      APO

      TE DHUROSH,

      ESHTE

      SHUME HERE ME E BUKUR DHE E KENDSHME

      SE SA

      TE MARRESH DHURATA’ ! ! ! ! !

      * * *

      MIRENJOHJE DHE RESPEKT

      TE POSAÇEM PER TE GJITHE ‘DJEMTE’

      E KOMETARES SONE,

      PER ‘TE URTET’,

      PRA TE MENÇURIT

      E KETIJ ‘SHEKULLI TE RI’ PER BALLKANIN,

      I CILI DO TE JETE PASHMANGSHMERISHT

      ME ‘GJURME’ E ‘VULE’ TE QARTE

      SHQIPTARE ! ! ! ! !

  • Eshte e vertete qe Shqiperia e fitoi bastin e qytetarise dhe organizimit prefekt te kesaj ndeshje,per vet specifiken qe kishte pas ndodhive ne Beograd.Tani e ka radhen KOMBETRJA tu kthej borxhin gjithe shqiptarve duke siguruar KULIFIKIMIN!!

  • O shqipe, pyete pak gjyshen mo se cfare fituam se qy gjatoshi thote qe edhe pse humbem 2-0 dolem fitimtar. Kot qe lodhen keta qe te fitojne me mire heren tjeter le te humbim 3-0 se keshtu te pakten do te fitojmn opingat e Sheros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *