Serbia vendos piketat e reja për bisedimet me Kosovën

Saimir Lleshi

Serbia ka vendosur piketat e saj për raundin e ardhshëm të bisedimeve me Kosovën.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, ka deklaruar se në bisedimet e ardhshme, do të diskutohet për pasuritë e Kishës Ortodokse, pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës si dhe linja ajrore Beograd-Prishtinë.

“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e BE-së dhe tashmë kemi kandiduar temat për të cilat jemi të interesuar të bisedojmë në vazhdimin procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinë”, ka thënë ai për gazetën “Danas”.

“Pres që në javën e ardhshme, pos këtyre temave, kryeministrat me Federica Mogherinin do të bisedojnë edhe për dinamikën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka thënë ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *