PD: Tenderi i OSHE-së u zmadhua qëllimisht për mikun e Edi Ramës

Saimir Lleshi

Partia Demokratike denoncoi sërish një tender të zhvilluar nga OSHEE-ja që sipas saj, ka përfituar miku i Edi Ramës.

Nëpërmjet zëdhënëses, PD thekson se fondi limit u zmadhua qëllimisht për t’i rritur përfitimet biznesmenit që ndërtoi banesën e kryeministrit në fshatin Surrel. Demokratët thonë se shuma u dyfishua, ndryshe nga se ishte e nevojshme.

“Këtë e vërteton më së miri ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, ku përfshihet sigurisht dhe fitimi i tij, ndërkohë që kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë. 5 miliardë lekë të marra me kërbaç, me burg, e që u kanë kushtuar jetën shumë bashkëqytetarëve tanë. Pikërisht kjo shumë e madhe i jepet fituesit të paracaktuar, mikut të Edi Ramës, i cili ka bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar”, tha Orjola Nebiaj.

Zëdhënësja shprehet se qytetarët shqiptarë po dhunohen çdo ditë për një kupton tatimor, ndërsa paratë e tyre trajtohen si plaçkë nga Edi Rama.

Qytetarët që po dhunohen çdo ditë për një kupon, që përfundojnë në burg e në errësirë nga OSHEE e bandat e tjera të qeverisë, po shohin se çfarë ndodh me paratë e tyre, me taksat e tyre. Ato trajtohen si plaçkë e ndahen sipas interesave të Edi Ramës, i cili vendos për çdo tender, duke përcaktuar në fillim fituesin”, shtoi Nebiaj. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *