Mustafa: Kosova pret nënshkrimin e MSA—së dhe liberalizimin e vizave

Saimir Lleshi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim anëtarin e Bundestagut Gjerman, Metin Hakverdi, i cili shoqërohej nga ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, me bashkëpunëtorë.

Duke folur për angazhimin e Qeverisë për proceset integruese dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara, kryeministri Mustafa tha se Kosova tashmë pret nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke theksuar përkushtimin për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit strategjik me Gjermaninë.

Anëtari i Bundestagut Gjerman, Metin Hakverdi, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë.

Hakverdi po ashtu shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës, si dhe për proceset tjera të rëndësishme që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për zhvillimet tjera aktuale në Kosovë dhe më gjerë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *