Stallone do t’i nxjerrë në ankand veshjet dhe objektet e përdorura në disa nga filmat e tij më të famshëm si “Rocky” dhe “Rambo” dhe vlera e tyre, sipas organizatorëve, përllogaritet të shkojë deri në 6 milion dollarë.
Fansat e aktorit do të kenë mundësi të shohin rreth 1400 sende personale, si kostume të veshura nga ylli i Hollivudit në filmat e tij, përfshi këtu edhe xhaketën e tij të zezë të lëkurës që Stallone e ka veshur tek Rocky Balboa dhe rripin që mbante në kokë tek Rambo.
Sendet personale do të dalin në shitje në dhjetor në Los Anxhelos, por ato filimisht janë ekspozuar në Londër.
