Një stuhi e fortë do prekë Shqipërinë

Dita

Një stuhi e fortë nga veriu i Afrikës do të kalojë nëpër Mesdhe që nga pasditja e së premtes, duke prekur jugun e Italisë, Greqinë dhe bregdetin perëndimor të Gadishullit Ballkanik.

Sipas ueb-faqes “Weather.com”, e specilizuar në parashikimin e motit, vendi ynë do të preket më tepër gjatë të shtunës pasdite, me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 85 kilometra në orë.

E hëna do të sjellë qetësim të stuhisë, e cila do të zgjohet sërish të martën dhe të mërkurën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *