Kujdes vëlla, mblidh mëndjen, se ne ta thyejm në kokë gotën e verës që ta dhamë kur të dekoruam tre ditë para. Nuk ka rrugë të mesme te ne , o je hero , o je tradhëtar, prandaj zgjidh e merr. Vërtet na bëre te ëndërrojmë, se ne nuk para shikojmë ëndrra të bukura ,zakonisht një herë në tridhjetë vjet, por kur zgjohemi të shajmë mbarë e prapë, pse nuk na lë rehat në gjumin tonë dimëror.
Duhet të dish vëlla Gani, para ndeshjes je ti trajneri më i mirë në botë, por pas ndeshjes edhe çobani majë Korabit, edhe peshkatari në Butrint, janë trajnerë më të mirë se ty. Sigurisht po humbe, se po fitove ti nuk ke ndonjë meritë te madhe. Meritat i ka presidenti pasi ka aq shumë përvojë si president, sa përvoja jote si trajner duket fillestare.
Gani vëllai, kujdes se thonë sikur e ka në mendje të thyej rekordin e Enverit, 40 vjet ne pushtet. Që ta dish dhe ti se tani je shqiptar, ne këto lloj rekordesh i kemi pak merak si popull. Në votime fitoi me 100 %. Këtë rezultat Enveri nuk e arriti ndonjëherë megjithe perpjekjet. Nejse Gani vëllai, kjo është temë tjetër.
Mblidhe mendjen Gani se vetë na the që futbolli nuk do vetëm zemër, por edhe tru. Mblidhe mëndjen, se pak a shume kështu ka folur në kohë të tij dhe nje farë Konica, por e zhdukëm nga qarkullimi për një shekull, që të mos i përmendej emri. Duhet ta kuptosh, po na i the mendimet drejtpërdrejt, sidomos të vërtetat tona, je i pakuptueshëm për ne, madje dashakeq. Prandaj ki kujdes vëlla kur flet, se ne entuziazmin e kemi pasuri kombetare.
O Gani, e ke parë që ne festojmë para beteje ? Festojmë se nuk kemi besim që do festojmë më pas, nuk e kupton këtë ? Apo nuk e ke bërë akoma stazhin si shqiptar? Megjithëse nja dy herë na ke thënë që ne fluturojmë me presh, por nuk e kemi kuptuar mirë. Prandaj dhe të bëmë trajner, që të na e hiqje këtë dreq preshi. Nuk na lejon entuziazmi o Gani vëllai të kuptojmw. Ja une, nuk kisha shumë besim, por i nxorra flamujt dhe i tunda para ndeshjes. Kur mbaroi, nuk më kujtoheshin ku i kisha lënë.
Kujdes vëlla Gani dhe me ato që deklaron, se the që ata kanë kualitete më të mira. Kujdes Gani, se shumë e kuptuan se po flisje për Vuçiçin, se vetëm për atë flitej para ndeshjes, do ishte në stadium apo jo. Lojtarët e tyre ne nuk i llogarisnim fare, pavarësisht se pothuaj të gjithë luajnë në Champions League.
Shyqyr që nuk të shpëton goja dhe të thuash që nuk kemi as kampionat të rregullt futbolli se pastaj do të kishim çuar në internim për riedukim. Po të kishe folur se ata janë dhe kampion bote për të rinj, burgun e kishe pak, se do na ulje, entuziazmin. E kupton o Gani apo jo ? Se ke pak vështirsi në të kuptuar ti, udhëhiqesh nga arsye racionale dhe jo nga entuziazmi. E ke të vështirë ta kuptosh defektin që ke . Ne kështu kemi ecur pwrpara, ndaj jemi vendi më i prapambetur në Europe, pas Moldavisë. Se edhe në futboll para 20 vjetësh, Moldavinë mundëm për herë të parë në histori, në një ndeshje zyrtare jashtë fushës sonë. Ndoshta ngaqë janë më të varfër se ne? Apo nuk ka shumë lidhje.
E vure re si loznin serbët, apo jo ? Gëzuan sikur u shpallën kampion bote. Dhe e di pse ? Janë në Ballkan, sikurse dhe ne. Po është komshiu keq, je më i lumturi, edhe po nuk pate buke në shtëpinë tënde. Kësaj ne i themi kunj. E kupton këtë fjalë o vëlla, apo jo? Kjo është si puna e atij preshit që të fola më sipër. Kështu që edhe në Francë të na çosh, prapë kunjin nuk na e nxorre dot. Ne as e ëndërronim Francen. Ne vetëm ndeshjen me Serbinë llogarisnim. Ti na katandise në këtë gjendje, duke na përmbysur ëndrrat, të shkojmë në Francë , pavarsisht se humbim me Serbinë. Kujdes vëlla Gani, se me këto mendime nuk e meriton pasaportën që të dhamë, prandaj të them mblidhe mëndjen.
Dhe e fundit o vëlla ! Ta thashë në fillim. Po nuk fitove të dielën je tradhëtar. Më kupton apo jo? Të duket çudi ? Jo ore jo. Je tradhëtar dhe nuk e luan topi. E ke parasysh atë Ballistin e dronit apo jo? Edhe ai ishte hero para një viti. Por çfarë nuk i thanë të shkretit para tre ditësh, e nxorrën dhe tradhëtar. Njësoj si ato ditë kur vranë ata dy çekët e shkretë. U çuan gjithë akademikët dhe na shpjeguan që e kishte fajin armiku i jashtëm, që do na prishte turizmin, deri sa kapën gjysmakun që kishte kryer krimin. Ishte armik i brendshëm. Prandaj kujdes Gani vëllai! Se tani që je edhe shqiptar edhe italian ti i plotëson të dy kushtet: je edhe armik e jashtëm edhe i brendshëm.
Edhe diçka se harrova. Nga goja nuk të vjen e keqja thotë populli yne: Qoftëlarg, po vdiqe, është e sigurt që do jesh hero edhe sikur te rrihemi 10 me 0. Mos u çudit, por kështu i kemi disa zakone.
Të uroj Gani vëllai të kesh kohë deri në Francë, që ti mësosh dhe më mirë keto zakone.
ILIR BANUSHI

Fenomen ku ZOTERIA qe ka shkruar .
Super shkrim !
…fitoi ne votim me 100% …enveri kurre nuk ja arriti me gjithe perpjekjet “
E filloi klasen e pare Ilir Banushi kete vit ? Pooo sa paska ecuuur ????? Urime Ilir dhe dalsh me dhjeta ! Me siguri kur te rritet do te behet gjeni ! Fat i madh qe te kemi midis nesh !
Mos u çuditni sportdashes te nderuar.Ganiu e gjeti pergjigjen mbas mbarimit ndeshjes.Lojtaret i rrembeu instikti i thirrjes se tifozeve,nuk zbatuan porosite e trajnerit.A doni me per belulin.Po cilet jane keta more Gani qe nuk te degjojne?Dhe pse nuk dashkemi ne kaq shpejte te shkojme ne France?Prandaj o Gani te mori ty DUKA I MADH.Po nuk dite not Gani ne armeni do mbytesh se ata nuk dine not dhe po te mberthyen e ke pisk.
More , e kini pyetur Gianni De Biasin , qe i kini vene kete emer turk ? De Biasi , eshte bere nenshtetas shqiptar dhe jo turk .
ne fakt eshte mire ta quani Xhani, se ne italisht thuhet qe entuziazmi i vigjiljes ia kalon vaktit te festes.OK, humbem, por realisht nuk po kerkohet armiku publik.Ndofta nevojitej nje humbje e ketille qe te emancipoheshim, por jo kesaj rradhe. Kesaj rradhe kualifikimi do na bente shume mire, do rrezohej kompleksi i inferioritetit dhe pastaj shume gjera pozitive mund te snelle ky entuziazem
GIANNI DE BIASI ESHTE I DUHURI PER KOMBETAREN TONE.
LLOGARITE JANE TE THJESHTA, KU ISHIM, KU JEMI DHE CFARE KEMI PROJEKTUAR PER TE ARDHMEN.
GIANNI DE BIASI FALEMINDERIT.
TI KISHIM TE QARTA KETO LLOGARI SI EKIP, EDHE GJATE NDESHJES, DUHET TE LUFTONIM PER BARAZIM.
DE BIASI E KUPTOI SHUME MIRE KETE, DHE PER KETE PUNOI.
NJERIU I ZGJUAR KUPTOHET NGA VEPRIMET, JO NGA TALLAVATE E TIFOZEVE.
O Banusho e ke mbushur nje faqe me traplliqe. DeBiasi eshte vene ne piedestal dhe kthyer ne idhull nga mediat dhe provincialet qe e nderojne me cmimin Honoris Causa,dhe nga njerez si ti. Nje tifoz qe eshte rracional ne mendimet e tij pa u rrembyer nga nacionalizmat e kota duhet ta shohe Debiasin si nje trainier i te njejtit nivel me trainieret e kampionatit Shqiptar. Ka te njejtin mentalitet humbesi si trainieret tane dhe nuk pranon asnjehere pergjegjesine per vendimet e tij. Trainier qe fajeson lojtaret,madje edhe tifozet pse i nxitin lojtaret te shenojne. Nje trainier qe ka 5 vjet ne krye te kombetares Shqiptare dhe deri tani arritja e vetme e tij eshte qe jemi nje vend me siper se vendi yne i preferuar ai i parafundit ne grup. Nje trainier qe hyn ne loje jo per te fituar por per te mos humbur, dhe kur lojtaret marrin guximin te sulmojne per te shenuar ne nje ndeshje ku na duhet 3 pikeshi per tu kualifikuar ai i quan aventuriere. Lojtaret e kombetares tone bejne mire qe ndeshjen e se dieles te mos degjojne asnje nga ato qe do u thote DeBiasi. Te luajne ashtu si dine vete se taktikat e DeBiazit jane komplet te padobishme. Na duhet fitorja dhe DeBiasi nuk di se si fitohet.
Vertete Keith trainerit Italian I duhet dhene experience e komentueseve tane qe Jane ne nivel disa here me lart se ai.Ju vertete fluturoni me pre shin e Tritanit.A mos pretendoni te fitojme kupen e europianit?Vazhdoni enderroni se u paksohen hallet.
Laj thaj ky eshte materiali.Ne dy metro kemi vetem kryeministrin,futbollistet i kemi shtatshkurter
Ky eshte nje shkrim i peshtire, fyes dhe idiot !
ik ore banush
ti nuk cdi shkruan
cpune kane 40 vjetet e enverit ne krahasimin tend ore mafjoz qe nuk te mberthejne se i je i partise.nuk e di ti se ganiu nuk eshte pajtuar te rri 40vjet trainer dhe ne te kundert kush eshte ai qe ka ndermend te rri si enveri.ganiu me majmune si puna jote shplodh koqet.
ganiut ti hash kakane se ganiu as te pranon ti thithesh penisin ti mor legen qe duket se kercenon njerezit ne internet.ti e ke me ndonje tjeter dhe ben sikur i drejtohesh ganiut.
ik ore qelbesire largoji duart nga interneti ti dukesh qe je nje qelbesire ti nuk ke dallim nga monki .e njeh monkin .po nuk e njojte hajde ta tregoj une bile monkin si komandant dhe gjithe ushtrine pjesetare te se ciles i thane ciao ciao sigurimit te shtetit te xhaxha dhori boles-kules dhe sot jane tek listat qe punojne per shume detyra njera eshte ajo e trojeve te 1913 trojeve shqiptare pra nje lloj tjeter sigurimi sigurimi joshqiptar dhe qe flasin njelloj si ty bile bredhin shtepi me shtepi edhe ne emigrim edhe pse nuk njohin te zotin e shtepise dhe i tregojne historira me bubulinat kanceroze.po pak jane thua .me qindra.njelloj si ata flet ti.keta jane kryebythqirat e ish sigurimit qe jane vene ne sherbim te te antisigurimit dhe natyrisht kane mjafte probleme per te zgjidhur sic jua shtron antisigurimi bile ata bertasin njelloj si ty kujdes vella se ne te keputim ….ti dukesh qe je qelbesire e shumefishte.te dyja palet i perkisni rruges se bythqireve.MOS SHFRTYTEZO INTERNETIN SE PO TE BEJ ME DIJE SE JAM NJE NJERI QE JAM NE SHENJESTER PER TU PASTRUAR PA SHKAK NGA FAKTI SE JU TE SEMURE MENDORE JENI BERE FAKTORE DUKE RENE NE KONTAKT ME TE SEMURET MENDORE QE FIRMOSIN URDHERA PER ZHDUKJE SHTETESH E POPUJSH KULTURASH E KOMBESH.
LARGOHU SATANA NGA INTERNETI.DHE MEQE JE TURK JE DHE NAZIST JE TURKONAZIST.MOS U NXEH.I TILLE JE.
TI NUK I DREJTOSH GANIUT TI KE TJETER SHENJESTER.qe duhesh futur nen shenjester njelloj si ata bythqiret e nazizmit.
ke kercenon more qelbesire se dukesh qe je me pseudonim.more i degjeneruar more legen qe te paskan liruar kaq hapesire ne gazete ti dukesh si vete kryeredaktori.
serbet ty te qine gjithe cke me fis e me xhiz danezet portugezet gjithe bota te feshkellen edhe karin edhe hanxharin more edepsez qe shfrytezon kete qelbesire rast te shprehesh kercenimPER te tjeret.
kush eshte personi ose grupi i personave qe kercenon ti more terroristneonazistekstremist?
shko ore legen dhe kurohu se vuan nga semUndje e keqe nervore.
shko ore legen.ti je nje ordiner qe nuk njeh sportin politiken ganiun .ti dukesh nje i dehur qe nuk te pranojne as ne psiqiatri mor idiot.flet pa lidhje.sikur e ke postuar nga psiqiatria materialin dhe kryeredaktori eshte aq i mencur sa ai i babai qe coji femijen tek psiqiatri dhe psiqiatri u dha te dyve kartele mjekesore
skizofren e psikopat shume brezash
Z. Banushi eshte mire qe pas kaq vitesh si titullar po te ndihet emri (ne fushen e futbollit se ne ate ekonomike e ndrite). U perpoqa te te beja dikushi por ti nuk dilje dot nga ajo guacka jote prej njeriu skuth dhe dashakeqas. Me thane se ke dhe doreheqjen por kryetari i tanishem nuk tope te ta pranoje ate. Sa te kisha ne pune me duheshe se me paaftesine tende mund te beja cte doja. Tani e tutje shiko veten mos ju ndaj Breshanit se do ti duhesh ati per ndonje skutheri (qe di ta besh mire).
Ilir Banushi,je nga ata tipa qe cdo popull te urren. XHANI ka bere me te miren e mundeshme. Na ka ngritur ne nje stad qe nuk e kishim as enderruar. C’var pret ti te behemi kampion bote.Mos harro se kaq e kemi takatin.Suksesi behet hap pas hap. Po te jap nje shembull:Shih Hollanden e futbollit te mrekullushem sa te veshtire e ka ne kete moment. Banush e di ti sa investon Hollanda ne futboll ne krahasim me ne,dhe prap e ka te veshtire te kualifikohet.
Ne duhet ta nderojme ne maximum Biazin qe kaq shume po ben.