PAGESAT / Ja pse për shqiptarët e varfër edhe azili i refuzuar në Gjermani ka leverdi

Dita

Sa paguan shteti gjerman për personat që kërkojnë azil?

Gazeta Bild, në një nga shkrimet më të lexuara, i jep përgjigje kësaj pyetje.

Në zyrën sociale në Fyrth të Bajernit, punojnë rreth 50 persona për mbi 1600 azilantë.

Pas regjistrimit, azilantët marrin menjëherë para xhepi.

-Për një person që është vetëm, pagesa është 143 euro në muaj

-Për të martuarit është 129 euro për secilin

-Për fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç është 84 euro

-Për fëmijët nga 7 deri në 14 vjeç është 92 euro

-Për fëmijët nga 15 deri në 18 vjeç është 95 euro në muaj

Sapo azilantët vendosen në një banesë të qëndrueshme, pagesa rritet.

-Për personat që janë vetëm shkon në 325 euro në muaj

-Për të martuarit shkon në 297 euro secili

-Për fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç shkon në 211 euro

-Për fëmijët nga 7 deri në 14 vjeç shkon në 238 euro

-Për fëmijët nga 15 deri në 18 vjeç shkon në 269 euro

Për shkak se refugjatët nuk kanë llogari bankare, paratë jepen në cash.

Se si i shpenzojnë paratë, kjo është punë e vetë azilantëve.

Share This Article
1 Comment
  • Nje arsye me teper qe ata qerrata qeveritarte te cdo lloji qe kane drejtuart e drejtojne kete vend te reflektojne me thelle.Se vertet nuk jeton dot njeriu me 150 apo 200 dollare ne muaj,kur vete per nje dreke u shkojne 500.Apo pensionet qesharake ,qe edhe per ta marre te kerkojne ryshfet dhe cdo marresh…200 dollare ne muaj.Turp,per ate ekonomi te mjere ne nje vend qe natyra i ka falur gjithe te mirat.Nje puntor lokali,thjesht pjatalares merr mbi 1000 dollare ne muaj dhe karburantin e ka kater here me te lire dhe ushqimet po ashtu.Reformat ne Shqiperi duhet te jene aq te thella sa te crrenjosincdo hallke te kalbur te atij palo sistemi qe edhe e quajme DEMOKRATIK:qe me mire ta quajne Klepsokratik,Dhe njerzit rendin drejt azileve,se te pakten e sigurojne ushqimin ,bile edhe pa punuar fare.Gjithe ky lloj organizimi si ne Shqiperi dhe ne EUROPE shpreh se sa shume ka per te ndryshuar,qe njerzit te jetojne e punojne ne vendet e tyre,por jo si kafshe,por si njerez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *