Çfarë dihet për historinë e Shkodrës?

redaktor

I nderuar lexues! Shkodra është themeluar aty nga shek.IV p.e.s. në kodrat përreth Kështjellës së Shkodrës. Ishte qendër e fisit të labeatëve dhe gjatë sundimit të Gentit u bë kryeqendra e shtetit ilir. Më 1040 u pushtua nga serbët dhe ishte më pas kryeqendra e Zetës. Gjatë shek.XIV u bë qendër e rëndësishme komune autonome me institucione të zhvilluara dhe më pas qendër e feudalëve Balshaj. Shkodra u bëri ballë dy rrethimeve osmane, më 1474 e 1478-79 dhe ra në duart e tyre pas një mbrojtje heroike. U rimëkëmb në shek.XVII dhe u bë qendër kryesore ekonomike e Shqipërisë Veriore dhe e Sanxhakut të Shkodrës. Në shek.XVIII u bë qendra e pashallëkut të Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve. Zhvillimin më të madh ekonomik e arriti nga mesi i shek.XIX.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *