Ariu polar më i trishtuar në botë?

Dita

Fotoja e ariut polar të dobësuar dhe me një gjymtyrë të dëmtuar ka bërë xhiron në internet duke u shpërndarë 41 mijë herë.

Mendohet që ariu polar është dëmtuar teksa është përpjekur të gjejë ushqim.

Kerstin Langenberger ka qënë fotografja gjermane që ka mundësuar realizimin e kësaj foto.

Ajo shprehet se fotoja tregon gjendjen e mjerueshme të ariut të gjinisë femër dhe se ajo ndodhet në Svalbard të Norvegjisë ku shumë turistë shkojnë për të vizituar habitatin e arinjve polarë.

“Skeleti i tij duket qartë, po ashtu këmba e parme e cila me shumë mundësi është dëmtuar gjatë përpjekjeve për të kapur një lopë deti ndërkohë që ka ngecur në akull,” – ka shtuar Langenberg.

Ian Stirling, një studies i Universitetit Alberta në Kanada është shprehur për rrjetin Mashable se njerëzit nuk duhet të fajësojnë kushtet klimaterike për gjendjen e rënduar të gjallesës në fjalë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *