Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Jemi Gjana thotë se kryetarët e PD-së në rrethe ku opozita ka humbur zgjedhjet duhet të largohen nga detyra që mbajnë. Gjana thotë se ata duhet të japin dorëheqje.
Megjithëse vetë ishte i deleguar në zonën e Paskuqanit, ku Partia Demokratike rifitoi zgjedhjet, Jemin Gjana shprehet se kryetarët që dështojnë duhet t’u hapin rrugë të tjerëve.
Teksa në Partinë Demokratike po vlon debati midis ish-ministrave dhe kryetarëve të degëve të partisë që shpesh fajësojnë të parët për dështimin në zgjedhje, për Jemin Gjanën, disa prej tyre synojnë të mbajnë karrigen dhe t’i shpëtojnë masave.
“Nuk mund të shkojmë me idenë kalojmë një humbje dhe përgatitemi për një humbje tjetër, thjesht për faktin se duhet të mbajë një karrige të Partisë. Se në fund të fundit janë edhe vende që nuk paguhen”, thotë Gjana për “Panorama”.
I pyetur nëse ka një konflikt midis të “vjetërve” dhe të “rinjve” në Parti, Gjana shprehet se aty janë të gjithë barabartë pavarësisht eksperiencës politike.
“Për të qenë i drejtpërdrejtë. Pas 2013, unë isha në një mbledhje të parë të Kryesisë së PD-së. Nuk është se pashë ndonjë diferencë të madhe mes atyre që kanë një eksperiencë më të gjatë në parti dhe atyre që janë më të rinj. Jemi sërish tani në procesin e analizës, secili ka sërish shansin të shfaqë vetën dhe cilësitë e tij si politikan, si organizator partie, si njeri me vizion etj”, thekson ai./Dita/

Po XUME PROTOPAPA ku ka hupun? Mos I ka rene goma e pare? Hahaha, statusi: no coments from XUME!
z.Jemin
Nuk kujtoj dot asgje cfare ju kini bere ne politiken shqiptare gjithe keto vite pra cfare keni ndryshuar ju si personalitet politik ne kete vend me mundesite qe populli ju ka dhene dhe deleguar.
Por ky eshte rregulli, ju nuk jeni perjashtim.
Do te thote edhe te tjeret nuk jane dalluar per gje, nuk kane lene gjurme te dukshme, sepse perndryshe ky vend kaq i vogel me mundesi per te gjithe ata qe banojne ne te, do ishte ndryshe sot.
Por dua tju them nje gje nese i lexoni komentet tona:
Beheni me te pranueshem duke qene te pakten te vertete ne ate qe thoni.
Ja kjo e juaja qe PD po shkon nga nje humbje ne tjetren eshte e vertete.
Thuajeni!
Dhe korrigjohuni.
Sa veshtire e keni te thoni te vertetat e thjeshta ne ate parti. E cuditshme dhe e perbuzshme
sa here te shikoj ty jemin gjana…..te imagjinoj tek min. buqesise me breke neper kembe siper tavolines me sekretaren….kur te kapi doktori live ministrin me bile ne dore. je vip