Dy shtetas kanë humbur jetën në Durrës, njëri pasi ka konsumuar lëndë helmuese dhe tjetri ka shkaqe ende të panjohura.
Policia e Durrësit konfirmoi të dielën se një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen në spital pasi ka konsumuar një sasi fotoksine. I ndjeri është shtetasi me iniciale E.Gj.
Ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetonte. Policia thotë se 32-vjeçari vuante nga depresioni.
Ndërkohë, një 47-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në banesën e tij në Katund Sukth. Viktima është shtetasi me iniciale L.Sh, banues në këtë fshat.
Policia thotë se në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune. Për të dyja rastet, prokuroria po heton më tej. /Dita/
