Bilanci tragjik: 95 të vdekur, 245 të plagosur, Turqia, tri ditë zi kombëtare

Saimir Lleshi

Përditësim – Turqia ka shpallur tri ditë zi kombëtare për sulmin kamikaz që ndodhi të shtunën në Ankara.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë sot se nga sulmi vdekjeprurës kanë humbur jetën të paktën 95 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur 245 të tjerë, 48 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sulmi ndodhi në një tubim paqësor të të rinjve, të cilët kërkonin armëpushim midis Forcave të Kurdistanit dhe Turqisë. Qeveria turke e konsideroi si një “akt terrorist” dhe hodhi poshtë akuzat për mungesë të sigurisë.

Presidenti amerikan, Barak Obama ka folur mbrëmë vonë në telefon me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, ku i ka shprehur ngushëllimet e thella personale për personat që u vranë.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të stacionit qendror të trenit në Ankara, një zonë mjaft e populluar.

Pamjet televizive tregojnë se dy shpërthimet ndodhën teksa grupe të rinjsh majtistë po marshonin paqësisht duke kënduar e brohoritur.

Protestuesit kërkonin dhënien fund të dhunës midis militantëve kurdë të PKK-së dhe qeverisë turke.

Dëshmitarët okularë përshkruan zemërimin në mesin e turmës që ishte drejtuar kundër policisë pas shpërthimeve.

Një pjesëmarrës në miting i tha BBC-së se policia përdori gaz lotsjellës “sapo bomba shpërtheu” dhe “nuk lejoi ambulancën që të hynte në mes” të turmës për të dhënë ndihmën mjekësore. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *