Defektet në rrjetin e shpërndarjes, 6 qytete problematike për furnizimin me energji

Saimir Lleshi

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë bëri të ditura defektet e shumta në rrjetin e energjisë elektrike për shkak të motit të keq.

Kështu, nga të dhënat e kompanisë bëhet me dije se deri në orën 07:00 të mëngjesit janë dëmtuar 180 fibra.

Punonjësit e OSHE-së kanë ndërhyrë në rrjet, duke rivendosur në funksion 115 fibra deri më orën 11:00 të paradites.

Më konkretisht, bëhet me dije se është dëmtuar transformatori i nënstacionit elektrik të Karbit.

Harta e defekteve në rrjetin e energjisë është e shtrirë në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *